Rreshteri me inicialet Sh.S., gjatë ditës së djeshme vrau një të ri në një kazino në Suharekë, ka qenë i akuzuar edhe për vepra të tjera penale.
Sipas informacioneve SH.S. gjatë vitit 2015 ishte arrestuar edhe nën dyshimet për “keqpërdorim seksual të një 16 vjeçareje”.
Ketë e kanë konfirmuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët kanë thënë se rreshteri Sh.S, më 19 qershor të vitit 2015 me aktvendim të Prokurorisë Themelore të Prizrenit ishte ndaluar për 48 orë, pasi që i njëjti dyshohej se kishte kryer veprën penale “keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”.
“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) më 19.06.2015 me aktvendim të prokurorisë Themelore në Prizren e kanë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë të dyshuarin Sh. S. I njëjti me rekomandim të IPK-së është suspenduar dhe ndaj tij nga Inspektorati Policor i Kosovës është ngritur kallëzim penal me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”, thuhet në përgjigjen e IPK-së dhënë për lajmi.net.
Po ashtu ndaj rreshterit Sh.S më 5 dhjetor të vitit 2018 nga hetuesit e IPK-së ishte ngritur kallëzim penal për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.
“Hetuesit e IPK-së më 05 dhjetor 2018, për një rast tjetër, ndaj të dyshuarit Sh. S ka ngritur kallëzim penal në prokurorinë kompetente me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Keqpërdorim i pozitës zyrtare””, bën të ditur IPK-ja për lajmi.net.
Ndërkaq sa i përket rastit të djeshëm, pra vrasjes në Suharekë, IPK-ja ka bërë të ditur se hetimet e deritashme tregojnë se i dyshuari Sh. S nuk ka qenë në detyrë zyrtare në kohën kur ka ndodhur incidenti.
“Sa i përket armës që është përdorur në këtë fazë të hetimeve nuk mund të jepen detaje pasi që janë një sërë ekzaminimesh balistike dhe ekzaminime të tjera që duhet të bëhen”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.
Inspektorati po ashtu ka bërë të ditur se është akoma herët të flitet për motivin e këtij rasti, sidoqoftë, në konsultim me prokurorin kompetent, hetuesit e IPK-së do të ndërmarrin në vazhdimësi veprime hetimore drejt ndriçimit të plotë të rastit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre