LAJMI I FUNDIT:

Polici që qëlloi për vdekje me breshëri plumbash një burrë të paarmatosur, shpallet i pafajshëm – publikohen pamjet rrëqethëse (Video, +18)

Polici që qëlloi për vdekje me breshëri plumbash një burrë të paarmatosur, shpallet i pafajshëm – publikohen pamjet rrëqethëse (Video, +18)

Një ish-polic i Arizonës në Shtetet e Bashkuara është shpallur i pafajshëm për vrasjen e një burri të paarmatosur para dhomës së hotelit gjatë vitit 2016, ku videoja e postuar më poshtë shfaq momentin kur qëllon mbi të me një breshëri plumbash.

Philip Mitchell Brailsford 27-vjeç është shpallur i pafajshëm për vdekjen e shkaktuar në vitin 2016, ndaj babait të dy fëmijëve Daniel Shaver 26-vjeç nga Granbury i Teksasit, transmeton Telegrafi.


Të shtënat që familja e Shaver iu referohet si “ekzekutim” kishin ndodhur në periferi të Phoenixit, Mesa, ku policët i janë përgjigjur një telefonate që dikush brenda hotelit kishte nxjerrë revolen nga dritarja dhe ua kishte drejtuar qytetarëve në rrugë.

Në videon e publikuar shihet se si policia urdhëron Shaverin t’i mbajt duart lart dhe të ecë i gjunjëzuar në drejtim të tyre, dhe të mos bëjë ndonjë lëvizje të befasishme përndryshe rrezikohet të qëllohet.

Por, edhe pse iu bind urdhrave të tyre duke i lutur vazhdimisht “të lutem mos më vrisni”, ai në një moment derisa po ecte i gjunjëzuar tenton të rregulloj pantallonat që e pengonin të lëvizte, veprim ky që i kushtoi me jetë pasi u qëlluar me një breshëri plumbash.

Sipas policit Brailsford ai kishte shkrepur me pushkën e tij automatike AR-15, pasi i është dukur që Shaver po tentonte ta nxirrte revolen nga brezi.

Por edhe pse policët nuk gjetën kurrfarë arme te trupi i tij i pajetë, pas një kontrolli të detajuar në dhomën e hotelit ku ai kishte qëndruar kanë gjetur dy pushkë.

Lidhur me vendimin e gjykatës assesi nuk është duke u pajtuar familja e viktimës, që vrasjen e ka quajtur “ekzekutim”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Kalo në kategori