LAJMI I FUNDIT:

Polici në Suharekë plagoset aksidentalisht me armën zyrtare

Polici në Suharekë plagoset aksidentalisht me armën zyrtare

Një zyrtar policor është vetëplagosur aksidentalisht me armën e tij zyrtare në dorën e majtë.

Ngjarja ka ndodhur më 26 shkurt 2025 në Suharekë, ndërsa polici i lënduar ka marrë menjëherë ndihmën mjekësore.

“Një polic aksidentalisht është plagosur në dorën e majtë me armën e tij zyrtare. Rasti ka ndodhur të mërkurën me datë 26.02.2025”, ka deklaruar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.


Policit të lënduar i është dhënë ndihma mjekësore, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe komandanti i stacionit të Suharekës.

Për rastin janë njoftuar edhe Prokurori Kujdestar dhe Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e incidentit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Lajme
Kalo në kategori