LAJMI I FUNDIT:

Polici i infektuar me COVID-19 drejt shërimit, në rajonin e Gjakovës edhe tetë të tjerë në vet izolim

Polici i infektuar me COVID-19 drejt shërimit, në rajonin e Gjakovës edhe tetë të tjerë në vet izolim
Lumni Graishta - drejtor i Policisë në Gjakovë

Policët e Kosovës të cilët janë në detyrë të vazhdueshme në kohë pandemie vazhdojnë të jenë mjaft të rrezikuar nga infektimi me COVID-19.

Një rast i tillë është edhe arrestimi i dy tregtarëve nga Malisheva që kishin shkelur rregullat e karantinës e që të njëjtit më pas kishin rezultuar pozitiv me COVID-19.


“Policia rajonale kishte vepruar duke arrestuar dy tregtarët e që më pas i kishin sjellë në stacionin policor me vendim të prokurorit të shtetit. Në ndërkohë ne kemi kuptuar se disa familjarë të tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 ku është bërë testimi i tyre. Të njëjtit kanë rezultuar pozitiv me coronavirus”, thotë për RTV Dukagjinin, Lumni Graishta – drejtor i Policisë në Gjakovë.

Ai thotë se pas konsultimeve me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, tre nga shtatë zyrtarët policor që kanë pasur kontakte me të arrestuarit janë dërguar në vet izolim ndërsa katër të tjerët kanë vazhduar punën pa pasur nevojë për izolim.

Drejtori i Policisë në Gjakovë thotë se në këtë zonë deri më tani janë nëntë zyrtarë policor në izolim.

“Në zonën e përgjegjësisë që e mbulon Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës ku përfshihen edhe Rahoveci dhe Malisheva janë nëntë zyrtarë policorë të vet izoluar ku njëri nga ta tashmë është konfirmuar me coronavirus”.

Graishta thotë se zyrtari policor i infektuar është në karantinë prej dy javësh dhe i njëjti para dy ditësh ka rezultuar negativ në testin e parë bashkë me katër anëtarët e familjes që po ashtu kanë qenë të infektuar.

“Dje është bërë edhe testi i dytë dhe po shpresojmë se edhe aty do të del negativ…Zyrtari policor i infektuar është nga Malisheva dhe është infektuar nga një familjar që kishte ardhur nga Prishtina”.

Drejtori i Policisë në Gjakovë thotë se pjesa tjetër e zyrtarëve policor të karantinuar ose kanë qenë jashtë shtetit ose kanë pasur kontakte me personat e infektuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori