LAJMI I FUNDIT:

Policët kapin politikanin amerikan nga Rhode Island duke konsumuar drogë në veturë

Policët kapin politikanin amerikan nga Rhode Island duke konsumuar drogë në veturë

Një këshilltar republikan i qytetit nga shteti amerikan i Rhode Island është në telashe, pasi u kap duke fjetur pasi konsumoi kokainë të hënën e kaluar.

Arrestimi, i cili u kap në video, tregon një burrë pas timonit të një veture që kishte lëndë narkotike dhe policët fillojnë ta kontrollojnë mjetin motorik, transmeton Telegrafi.


Një kalimtar i shqetësuar pa Matthew Reilly, 41 vjeç, të shtrirë në veturën e tij dhe thirri policinë. Në video shihet sesi politikani i pavetëdijshëm apo në gjumë të thellë zgjohet nga një polic.

“Ti po mbyteshe në gjumë. Dikush më paralajmëroi për këtë”, dëgjohet duke thënë polici amerikan.

“Kam apnea gjumi. Më vjen keq”, thotë Reilly, të cilit polici i përgjigjet: “Epo, ju keni një llullë për crack në duart tuaja”.

Ai fillimisht kishte mohuar se ka drogë në veturë, dhe policisë i kishte thënë se “dikur kishte konsumuar” dhe se ishte nisur për në punë.

Më pas, policia gjen kokainë në konzolën qendrore të veturës, pas së cilës Reilly pranon se i është kthyer konsumimit pasi ka qenë i pastër për 13 vjet. Ai ia atribuoi atë një “divorci të vështirë”. Ulësja e shoferit ishte e mbuluar me një mbetje të bardhë.

“Ju jeni një këshilltar në Cranston, ju pini duhan crack, keni marrë crack. Çfarë mendoni se do të thoshin votuesit”, pyeti polici politikanin Reilly.

Politikani, i cili është edhe avokat, u arrestua dhe dha dorëheqjen si këshilltar dhe kryetar i degës lokale të Partisë Republikane. Ai duhet të dalë në gjykatë në qershor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Kalo në kategori