LAJMI I FUNDIT:

Polaku i ekstremit të djathtë fikë qirinjtë e një feste hebreje në parlament, përdor zjarrfikësen që e mbushi sallën me pluhur të bardhë

Polaku i ekstremit të djathtë fikë qirinjtë e një feste hebreje në parlament, përdor zjarrfikësen që e mbushi sallën me pluhur të bardhë

Përfaqësuesi polak i ekstremit të djathtë, Grzegorz Braun, përdori një zjarrfikëse për të shuar qirinjtë në parlament, pas së cilës kryeparlamentari e përjashtoi atë nga seanca, shkruan Guardian.

Pamjet e publikuara nga televizioni privat TVN24, tregojnë Braun, anëtar i Konfederatës, duke marrë një zjarrfikëse, duke ecur nëpër korridorin e parlamentit drejt qirinjve, pas së cilës ai krijon një re të bardhë që bën që rojet e sigurisë të evakuojnë njerëzit nga zona, transmeton Telegrafi.


Më pas ai u drejtua drejt podiumit në sallën e parlamentit, ku e shpalli Hanukkah, festën e hebrenjve që filloi më 7 dhjetor dhe përfundon më 15 dhjetor, “satanik” dhe shtoi se po rikthen “normalitetin”.

I pyetur nëse ndihej i turpëruar për aktin e tij, Braun u përgjigj se ata që marrin pjesë në “aktet e lavdërimit të Satanit” duhet të turpërohen.

Kryeparlamentari Szymon Holoënia e përjashtoi atë nga seanca dhe njoftoi se do të informonte prokurorët për aktin e tij.

Braun u largua nga dhoma, pasi më parë kishte shtrënguar duart me ligjvënës të tjerë të ekstremit të djathtë.

“Nuk do të ketë tolerancë për racizmin, ksenofobinë dhe antisemitizmin për sa kohë që unë jam kryetar i parlamentit,” paralajmëroi Holoënia.

Në një deklaratë, kardinali polak Grzegorz Rys i kërkoi falje “të gjithë komunitetit hebre” në Poloni, duke thënë se i vinte turp për veprimet e katolikut Braun. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori