LAJMI I FUNDIT:

Polakja e ther me kaçavidë ish të dashurin e saj kosovar

Polakja e ther me kaçavidë ish të dashurin e saj kosovar

Një polake 39-vjeçare është paraqitur para Gjykatës në Günzburg (Zvicër), pasi kishte theruar me kaçavidë, ish të dashurin e saj kosovar.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur, pas një zënke të cilën të dy e kishin pasur që më pastaj kishte rezultuar me incident.

Pas ndarjes së tyre, kosovari ishte zemëruar duke i thyer të gjitha gjësendet në banesën e tyre dhe dëme të tjera materiale.

Më pastaj, polakja kishte kapur kaçavidën duke i rënë shqiptarit në krah.

Por, kjo nuk ka qenë e vetmja kundërvajtje e polakes.

Në prill të vitit 2016, në lokalin e kosovarit në Burgau, kishte ndodhur një rast të cilin Prokuroria e vlerësoi si plaçkitje.

Polakja e kishte thyer aparatin e lojërave të fatit me një karrige dhe i mori 1300 euro para të gatshme.

Dëmi i përgjithshëm kishte arritur në më tepër se 2800 euro.

Hetimet policore kishin filluar nga momenti që ish i dashuri i saj 57-vjeçar, e kishte denoncuar pasi me kaçavidë ia kishte shkaktuar një plagë pesë milimetërshe në krah.

Në ndërkohë, në Gjykatën rajonale të Memmingenit është në rrjedhë e sipër një proces gjyqësor, me të cilin e pandehura i kërkon ish të dashurit tetë mijë euro dëmshpërblim për dëmtimin e gjësendeve në banesë.

Pasi 39-vjeçarja paraprakisht nuk kishte qenë e dënuar ndonjëherë, gjykatësja e dënoi me gjobë prej 200 euro, të cilat do të shkojnë në llogari të ndihmave me artikuj ushqimorë në Günzburg./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori