Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba dëshiron të kthehet në Juventus.

Tuttosport shkruan se mesfushori francez ka njoftuar agjentin Mino Raiola, që të bëjë gjithçka që është e mundur për ta rikthyer në Torino.


Reprezentuesi i Francës është i ngopur me jetën në Old Trafford dhe dëshiron të kthehet në Juve ku mendon se do të trajtohet më mirë.

Paul Pogbas Paul Pogba (Getty Images)

Nga ana e tyre, është sugjeruar se bordi dhe menaxher i Unitedit, Jose Mourinho, janë të gatshëm ta shesin - nëse Juventusi i ofron 110 milionë eurot që ata paguan për lojtarin dy vjet më parë.

Shërbimet e francezit është raportuar gjithashtu se i dëshiron edhe Thomas Thuchel, trajneri i ri i PSG-së.

Mbetet të shihet se a do të ketë lëvizje të Pogba, i cili kohët e fundit ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Jose Mourinho.

Ndryshe, 25-vjeçari deri më tani ka pasur 57 paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar 11 gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app