LAJMI I FUNDIT:

Podujevë, 35 fermerë marrin pajisje për kultivimin e dredhëzës

Podujevë, 35 fermerë marrin pajisje për kultivimin e dredhëzës

Komuna e Podujevës ka ndarë sot pajisje për 35 fermerë kultivues të dredhëzës.

Programi i mbështetjes së fermerëve llapjanë me subvencione nga Komuna e Podujevës, ka vazhduar me shpërndarjen e infrastrukturës komplete për 35 fermerë për kultivimin e dredhëzës industrial.


Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me USAID-in dhe është ndarë nga kryetari i komunës Agim Veliu.

Veliu tha se sot po përmbyllet projekti i pestë të përkrahjes për bujqit llapjanë, përmes subvencioneve, i cili po realizohet në bashkëpunim me USAID-in.

“Realizimi i këtij projekti po bëhet bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit që muaj më parë e kemi arritur me USAID-in. Ndërsa ne po e përmbushim pjesën tonë të mbështetjes për 35 fermerë, duke iu dhuruar me komplet infrastrukturën e nevojshme për kultivimin e dredhëzës industriale”, tha Veliu. /Telegrafi/