LAJMI I FUNDIT:

Poçi që shpenzon më pak rrymë, por përmban kimikate të dëmshme

Poçi që shpenzon më pak rrymë, por përmban kimikate të dëmshme

Unioni Evropian është gjithnjë e më rigoroz në rregullat me të cilat dëshiron të arrijë sa më shumë kursim të energjisë

Vite më parë është ndaluar shitja e thithëseve të pluhurit më të fuqishme se 1600 vat, tharëse të flokëve, kositëse dhe aparate për nxehje të ujit, mirëpo tashmë dy vjet është në fuqi edhe ndalesa e përdorimit të poçeve me fije.

Mirëpo, problemi është që poçet që kursejnë energjinë elektrike përmbajnë zhivë, e cila në sasi të vogla mund të jetë e rrezikshme për shëndetin dhe ambientin.

Poçi kursyes shpenzon 75 për qind më pak energji elektrike dhe zgjat 30 herë më shumë se ato me fije ndriçuese, transmeton Telegrafi.

Nëse kemi parasysh kursimin e energjisë elektrike, dilema nuk do të duhej të ketë. Mirëpo nuk duhet harruar që në prodhimin e poçeve kursyese përdoren kimikate të dëmshme, siç është zhiva.

Poçet kursyese lirojnë materie kancerogjene: fenol, naftalinë dhe stiren. Nuk bën të qëndrojnë të ndezura gjatë, posaçërisht jo afër kokës së dikujt, thuhet në raportin e shkencëtarëve gjermanë nga laboratori Alab në Berlin.

Poçet kursyese emetojnë dritën e bardhë ditore dhe pengojnë prodhimin e hormonit melatoninë në organizëm. Mund të shkaktojnë kancer të gjirit te femrat, migrenë dhe probleme me lëkurën, ka konstatuar Universiteti në Haifa.

Megjithatë, poçe kursyese gjithnjë e më shumë gjenden në treg, mirëpo gjendet edhe ndonjë deklaratë qetësuese e ekspertëve.

Poçet kursyese prodhojnë rrezatim ultraviolet, mirëpo ai rrezatim mbetet në anën e brendshme të hijes, ku gjendet shtresa, e cila pikërisht e prodhon dritën.

Duke pasur parasysh që përmbajnë zhivë helmuese, poçet kursyese kanë tretman të veçantë në riciklim të mbetjeve elektronike, prandaj për kujdesinë tyre kërkohet licencë.

Në rast që poçi thyhet, për shkak të avullimit të zhivës, hapësirën duhet rrezatuar mirë. Vendin ku është thyer duhet fshirë me leckë të njomur dhe të gjitha bashkë vendosni në qese plastike, mbetjet mblidhni dhe dërgoni në vendin e riciklimit.

Sidoqoftë, poçet kursyese duhet shmangur në dhoma gjumi dhe në banja, në dhoma të fëmijëve, duhet vendosur atje ku shpesh nuk e ndezim dritën.

Blini poçe LED të cilat nuk kanë zhivë, të cilat janë dukshëm më të shtrenjta, apo jashtë shteteve të Unionit të blihen poçet e mira të vjetra çfarë i kemi përdorur me vite të tëra. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kalo në kategori