LAJMI I FUNDIT:

Pochettino: Paris Saint-Germain është sikurse Juventusi dhe Man City në Ligën e Kampionëve

Pochettino: Paris Saint-Germain është sikurse Juventusi dhe Man City në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, përdori Juventusin dhe Manchester Cityn si shembuj të klubeve që nuk mund të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Argjentinasi është nën kritika të mëdha pasi humbi epërsinë prej dy golave për t’u eliminuar në raundin e 16-të nga Real Madridi i Carlo Ancelottit në garën elitare të klubeve evropiane.

Pavarësisht se ka shpenzuar shuma të mëdha parash dhe ka sjellë yllin e madh Lionel Messin, PSG ende nuk po i afrohet trofeut më të madh në futbollin e klubeve.


Megjithatë, duke u mbrojtur nga ato kritika, Pochettino vuri në dukje klubet e tjera që mendon se janë në një pozicion të ngjashëm me parisienët.

“Deri më tani, PSG ka arritur në gjysmëfinale dhe finale të Ligës së Kampionëve, kështu që është pjesë e një procesi që kërkon kohë”.

“Ka edhe klube si Juventusi dhe Manchester City që duan të fitojnë Ligën e Kampionëve, por nuk mund të arrijnë atë për të cilën po punojnë”, ka thënë Pochettino në një konferencë për shtyp.

Juventusi e ka fituar Kupën Evropiane në 1985 dhe Ligën e Kampionëve në 1996, ndërsa arriti dhe humbi edhe në finale në nëntë raste.

Sa i përket Manchester Cityt, ata kurrë nuk kanë arritur të ngrenë trofeun e Ligës së Kampionëve, duke luftuar edhe gjatë epokës dominuese të Ligës Premier, nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola.

Ata u afruan sezonin e kaluar, duke arritur në finale, por edhe pse dominuan totalisht, ata humben kundër Chelseat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Zhegrova, Asllani dhe Muja zënë vendet e tyre në formacionet e javës në Ligue 1, Bundesliga dhe Superliga e Turqisë

Zhegrova, Asllani dhe Muja zënë vendet e tyre në formacionet e javës në Ligue 1, Bundesliga dhe Superliga e Turqisë

Ligat tjera
Besfort Zeneli ka refuzuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Besfort Zeneli ka refuzuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Përfaqësuesja e Kosovës
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Premier League
“Kurse me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë” - Ballkani reagon pas largimit të trajnerit

“Kurse me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë” - Ballkani reagon pas largimit të trajnerit

Superliga
Kalo në kategori