I pari që e ka patentuar çamçakëzin ka qenë William F.Semple, në vitin 1869, ndonëse çamçakëzi kurrë nuk ka dalë në treg

Për këtë arsye baba i këtij produkti ëmbëlsirash konsiderohet Walter Diemer, i cili në vitet njëzet të shekullit të kaluar ka shpikur formulën për çamçakëz, i cili ishte aq i ngjitshëm njësoj si edhe siç ishte rasti me ata deri atëherë.

Gjithashtu, para tij në atë punë, në fundin e viteve 1840 është provuar John Curtis, i cili ka bërë formën e parë komerciale të çamçakëzit nga dylli i drurit molika, madje edhe fabrikën për prodhimin e atij produkti ëmbëlsirash.

Në këtë drejtim nuk ka pasur shumë sukses, sepse ata çamçakëz nuk kanë pasur shije të këndshme dhe shumë shpejt janë bërë të brishtë.

Më vonë Thomas Adams ka prodhuar tutti-frutti, çamçakëzin e parë i cili është shitur nëpër automate të vendosura në stacione të metrove në New York.

Ka vdekur në vitin 1905, duke lënë pas vete produktin i cili ka shënuar tregun amerikan.

Një vit pas vdekjes së tij, është shfaqur shpikja e Franco Flerit, domethënë çamçakëzi nga i cili mund të bëhen balona.

Vetëm diku pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kanë filluar të prodhohen çamçakëzë formash, ngjyrash dhe shijesh të ndryshme me sheqer apo pa të. /Telegrafi/