LAJMI I FUNDIT:

Po vjen Need for Speed Most Wanted Remake?

Po vjen Need for Speed Most Wanted Remake?

Nëse duhet besuar aktorja Simone Bailey, e cila luajti në Need for Speed Most Wanted në vitin 2005, kjo lojë do të ribëhet vitin e ardhshëm.

Një njoftim mjaft interesant u shfaq duke sugjeruar se diku në ambientet e Electronic Arts, po përgatitet një xhirim i hitit të vjetër Need for Speed Most Wanted.


Gjithçka është jozyrtare për momentin, por informacioni vjen nga aktorja Simone Bailey, e cila ka luajtur rolin e Oficerit të Policisë Turf në filmin origjinal Most Wanted në 2005.

“Need for Speed: Most Wanted Remake do të prezantohet në vitin 2024, komentoni nëse doni të shihni Cross (Dean McKenzie) dhe partnerin e tij (Simone Bailly) duke gjuajtur shoferët më të kërkuar”, Bailey shkroi në Twitter.

Më pas postimi u zhduk shpejt, që mund të nënkuptojë se ishte i parakohshëm.

Sipas disa statistikave, Most Wanted është pjesa më e shitur e serisë Need for Speed, e cila do të mbushë 30 vjet vitin e ardhshëm. Prandaj, nuk është e paimagjinueshme që shtëpia botuese Electronic Arts dëshiron të përsërisë të paktën një pjesë të këtij suksesi.

NFS Unbound i vitit të kaluar solli një frymë të freskët në serinë e vjetër, por rezultatet e shitjeve nuk ishin të shkëlqyera, kështu që shtatë muaj më vonë loja po shitet me një çmim 70 për qind më të ulët. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Instagram po ndryshon algoritmin që ndikon në ‘Reels’

Instagram po ndryshon algoritmin që ndikon në ‘Reels’

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Si të shkarkoni më së lehti video nga YouTube

Si të shkarkoni më së lehti video nga YouTube

Këshilla Teknologjike
Google, Microsoft, OpenAI dhe Anthropic bashkojnë forcat për inteligjencën artificiale

Google, Microsoft, OpenAI dhe Anthropic bashkojnë forcat për inteligjencën artificiale

Teknologji
Kalo në kategori