LAJMI I FUNDIT:

Po vijnë semaforët me një ngjyrë tjetër, me ndihmën e inteligjencës artificiale shkencëtarët zbulojnë metodën si të reduktojnë bllokimet dhe konsumin e karburantit

Po vijnë semaforët me një ngjyrë tjetër, me ndihmën e inteligjencës artificiale shkencëtarët zbulojnë metodën si të reduktojnë bllokimet dhe konsumin e karburantit

Inteligjenca artificiale mund të sjellë së shpejti një epokë të re të sinjalizimit të trafikut! Ekspertët nga Universiteti i Karolinës së Veriut prezantuan një sistem inovativ të sinjalizimit të semaforëve, që përdor inteligjencën artificiale për të optimizuar qarkullimin e automjeteve në kryqëzimet në qytete.

Një sistem i avancuar i sinjalizimit të semaforëve jo vetëm që do të reduktonte bllokimet në trafikun e qytetit, por gjithashtu do t’u siguronte drejtuesve të mjeteve kursime të konsiderueshme në para dhe kohë!


Ideja është që të integrohet e ashtuquajtura drita e bardhë, para së gjithash, në sinjalizimin për rregullimin autonom të trafikut të automjeteve, transmeton Telegrafi.

Drita e bardhë do të sinkronizohej me sistemet kompjuterike të makinës vetë-drejtuese, duke u dhënë atyre udhëzime të qarta në kryqëzime.

Studiuesit pohojnë se drita e bardhë jo vetëm që do të përmirësojë rrjedhën e trafikut, por edhe do të reduktojë konsumin e energjisë, veçanërisht në situatat kur automjetet autonome dominojnë trafikun.

Testet kanë treguar se një numër më i madh i automjeteve autonome në rrugë, redukton ndjeshëm bllokimet dhe kostot e karburantit.

Sistemi i ri përfshin gjithashtu komunikimin midis automjeteve autonome dhe një sistemi kompjuterik qendror, nëpërmjet semaforëve inteligjentë.

Kjo do të mundësonte koordinimin e trafikut në mënyrën më efikase, gjë që do të përmirësonte rrjedhshmërinë e përgjithshme të trafikut rrugor.

Sistemi është gjithashtu fleksibël. Kjo do të thotë se sinjalistika do të kthehej në një sistem konvencional me tre ngjyra, kur më shumë njerëz janë në rrugë duke siguruar siguri të vazhdueshme dhe pajtueshmëri me stile të ndryshme drejtimi.

“Drita e katërt do të përdoret për rregullimin e trafikut për automjetet autonome vetë-drejtuese dhe do të sinkronizohet me sistemet e tyre kompjuterike”, tha udhëheqësi i hulumtimit Ali Hajbabaie.

Studiuesit testuan konceptin e dritës së bardhë në simulatorë kompleksë të mikro-trafikut, që u krijuan për të parashikuar situata të ndryshme që mund të lindnin në rrugë dhe se si veturat pa shofer do të reagonin ndaj tyre.

Studiuesit tashmë po planifikojnë pilotprojekte për të testuar funksionalitetin e këtij sistemi në kushte të botës reale, megjithëse zbatimi mund të jetë sfidues.

Përpjekjet përfaqësojnë një hap drejt një të ardhmeje më të zgjuar dhe më efikase, por edhe më miqësore me mjedisin e trafikut rrugor. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Modelet e reja të veturave të frymëzuara nga Batman

Modelet e reja të veturave të frymëzuara nga Batman

Auto
Vetura e re e elektrike Abarth 500 do të zbulohet më 22 nëntor

Vetura e re e elektrike Abarth 500 do të zbulohet më 22 nëntor

EVs
A po zhvillohet karikimi i shpejtë me valë për veturat elektrike?

A po zhvillohet karikimi i shpejtë me valë për veturat elektrike?

EVs
Tesla po përgatitet që më në fund të hyjë në tregun indian

Tesla po përgatitet që më në fund të hyjë në tregun indian

EVs
Modeli i ri Audi Q7 do të prezantohet në vitin 2025

Modeli i ri Audi Q7 do të prezantohet në vitin 2025

Auto
Jeta brenda një Lamborghini Urus

Jeta brenda një Lamborghini Urus

Auto
Kalo në kategori