LAJMI I FUNDIT:

Po shkëlqen me Mallorcan, Sevilla e bën prioritet transferimin e Vedat Muriqit

Po shkëlqen me Mallorcan, Sevilla e bën prioritet transferimin e Vedat Muriqit

Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion në La Liga.

Sulmuesi kosovar ka realizuar 10 gola e ka asistuar në dy të tjerë në kampionat, derisa ka një gol e një asistim në Copa del Rey.


Por duke parë formën e shkëlqyer të tij, vështirë se Muriqi do të mbetet gjatë në Mallorca, për faktin se shumë skuadra e duan atë.

Sevilla është skuadra e radhës që e ka futur në listën e dëshirave sulmuesin kosovar.

Fichajes.net ka raportuar se se skuadra andaluziane po vuan në sulm dhe e shohin Muriqin si zgjidhjen e problemeve në këtë repart.

Reprezentuesi kosovar është përshtatur me kampionatin spanjoll dhe kjo është arsyeja që trajneri Jorge Sampaoli dëshiron transferimin e tij.

Edhe pse Mallorca nuk dëshiron largimin e tij, një ofertë mbi 20 milionë euro mund të bëj klubin ishullor të ndryshojë mendjen.

Muriqi pas golit të 10-të në La Liga: Nuk e di çfarë po ndodhë, por duhet të arrijmë sa më shpejtë 40 pikë
Lexo po ashtu Muriqi pas golit të 10-të në La Liga: Nuk e di çfarë po ndodhë, por duhet të arrijmë sa më shpejtë 40 pikë

Interesim për Muriqin kanë shprehur edhe Atletico Madrid në La Liga si dhe skuadra angleze Aston Villa.

Kujtojmë që Muriqi ka një vit e gjysmë që është pjesë e Mallorcas, e cila fillimisht kishte paguar 500 mijë euro për huazimin e tij gjashtë mujor dhe pastaj e ksihte blerë për 7,7 milionë euro nga Lazio.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Kalo në kategori