LAJMI I FUNDIT:

Po ngutej për të kaluar udhëkryqin, dy tramvajë e futin në mes dhe e shtypin – shoferi i veturës shpëton mrekullisht  

Po ngutej për të kaluar udhëkryqin, dy tramvajë e futin në mes dhe e shtypin – shoferi i veturës shpëton mrekullisht  

Kamerat e sigurisë të vendosura nëpër shtyllat elektrike në qytetin çek Brno, kanë filmuar një aksident të frikshëm trafiku.

Shoferi i një veture që dukej se e kishte me ngut derisa po kthehej në anën e djathtë në udhëkryq, ka përfunduar si “sandviç” – më saktësisht dy tramvaja e futën në mes dhe e shtypën derisa po tentonte të kalonte shinat, transmeton Telegrafi.


Por edhe pse vetura është “shtypur” plotësisht, shoferi i pakujdesshëm ka shpëtuar me vetëm disa mavijosje nëpër trup.

E për ta nxjerrë nga vetura, ekipet e zjarrfikësve janë detyruar të përdorin pajisje speciale për t’i hapur dyert. /Telegrafi/