LAJMI I FUNDIT:

A po ndikojnë rastet e pazbuluara në përhapjen e shpejtë të coronavirusit në Evropë?

A po ndikojnë rastet e pazbuluara në përhapjen e shpejtë të coronavirusit në Evropë?

Rastet e buta ‘asimptomatike’ të coronavirusit ishin nxitëse të përhapjes së shpejtë  të coronavirusit në Wuhan të Kinës, thonë studiuesit në Shkollën e Shëndetit Publik të Mailman në Universitetin Columbia.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në shumë vende evropiane, testet laboratorike janë të rezervuara për rastet e dyshuara nga virusi, si dhe për punonjësit e shëndetit me simptoma të rënda.


Megjithëse Bashkimi Evropian mbylli kufijtë e saj, dhe shumë vende janë vendosur në bllokim, Organizata Botërore e Shëndetësisë, i ka shtyrë qeveritë të testojnë çdo rast të mundshëm të dyshuar.

“Nuk mund ta luftojmë zjarrin symbyllur, dhe të njejtën kohë nuk mund ta luftojmë këtë pandemi, nëse nuk e dimë se kush është i infektuar”, tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

Para bllokimit të 23 janarit në Wuhan, 86 për qind e infeksioneve të coronavirusit, ishin të padokumentuara, thanë studiuesit në Shkollën Mailman të Columbia në një studim të botuar në Science.

“Shpërthimi i rasteve të COVID-19 në Kinë u inicua kryesisht nga individë me simptoma të buta, të kufizuara ose të pazbuluara”, tha bashkëautori Jeffrey Shaman, profesor i shkencave të shëndetit mjedisor në Shkollën Mailman të Shëndetit Publik të Universitetit Columbia.

Infeksione të buta ose asimptomatike mund të kapin një pjesë të madhe të popullatës, shpjegojnë autorët e studimit.

Lothar Wieler, kreu i “Robert Koch Institute” në Gjermani, tha se vetëm gjysma e të infektuarve shfaqin simptoma të virusit.

Ndërkaq ekspertët e shëndetit publik në Shkollën Mailman thonë se epidemia ndryshoi kur Kina filloi zbatimin e masave të kontrollit, duke përfshirë kufizimet e udhëtimit, vetë karantinën dhe testimin e shpejtë./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori