LAJMI I FUNDIT:

A po largohet Agon Amiga nga Babastars? (Foto)

A po largohet Agon Amiga nga Babastars? (Foto)

Reperi Agon Amiga ka qenë shumë i përfolur muajt e fundit, kjo pasi indiferenca e tij ndaj labelit “Babastars”, ka bërë të aludohet se reperi është drejt një largimi të mundshëm nga ky label.

Gjithçka nisi me thashethemet se ai dhe Skivi nuk flasin më mes vete, kjo pasi mes tyre shihet një ftohtësi, e cila u pasua edhe me mos ndjekje nëpër rrjetet sociale.


Ky i fundit pak ditë më parë publikoi bashkëpunimin e tij më të ri me Cozman, këngën “Shoqnia”, ndërkohë që nuk mori aspak përkrahje nga anëtari tjetër i gurpit Agon Amiga, njashtu siç e do ‘tradita’ e Babastars, ku pas çdo projekti të cilit do prej anëtarëve, të gjithë i publikojnë ato në rrjetet sociale, për të bërë promovim.

Agon Amiga ishte ai i cili është treguar krejt indiferent nga projekti i fundit i anëtarëve të grupit. Gjithashtu kohëve të fundit është vërejtur edhe një neglizhencë e tij, e cila është pasqyruar edhe me mos publikimin e projekteve të reja në muzikë, gjë që e ka bërë ndër reperët më pasivë të 2016-s.

Ai nuk shihet më as nëpër fotografi me anëtarët e tjerë të labelit “Babastars”, përveq posterave të koncerteve, të cilët janë të domsdoshëm.

Edhe rrjetet sociale janë një lloj ‘treguesi’ se ai nuk po pretendon më të jetë në “Babastars”. Në biografinë e llogarisë së tij zyrtare në Instagram, nuk figuron askund emri se ai është pjesë e këtij grupi.

Emri i labelit “Babastars” nuk figuron në biografinë e Agon Amigas sikurse reperëve të tjerë në Instagram.

Gjithashtu reperi ka ndërruar edhe emrin e faqes së tij në Facebook, ku nga “Agon Amiga – Babastars”, e ka bërë vetëm Agon Amiga.

A janë të gjitha këto dhëna një shenjë që Agon Amiga po largohet nga Babastars?

Jo projekte, jo mbështetje, jo marrëdhënie të mira me anëtarë, duke se po sjellin një version të ri të reperit, tashmë solo! /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Magazina
Kalo në kategori