Gjithnjë e më shpesh takojmë e shohim shqiptarë që kanë emigruar në Zvicër nga vende tjera të zhvilluara perëndimore, duke lënë gjithçfarë kanë ngritur në ato vende për një jetë më të mirë jo më në aspektin ekonomik, sa për një jetë më afër bashkatdhetarëve e vendlindjes që kanë ngritur shqiptarët e Zvicrës, në këtë vend që konsiderohet qendra e diasporës shqiptare në Europë.
Kështu, Iva Kodhelaj nga Tirana dhe Roland Rexhepaj nga Prishtina, kishin vite që jetonin në Holandë. Të dy ishin zhvendosur në Hagë, pasi kishin përfunduar studimet Master, Iva në Holandë, ku kishte marrë titullin e inxhinieres dhe Rolandi në Gjermani, ku kishte specializuar për financa.
Shkollimi u kishte mundësuar atyre të stabilizoheshin me punë në Holandë. Ata kishin krijuar jetën e tyre, kishin shtëpinë, punën dhe shoqërinë atje. Mirëpo, një ofertë pune nga Zvicra, i ndryshoi rutinën jetësore çiftit që kishte gati 8 vite jetesë në Holandë.

Iva Kodhelaj
Rrugëtimi akademik i djalit nga Kosova dhe vajzës nga Shqipëria
Iva Kodhelaj dhe Roland Rexhepaj ishin njohur në Universitetin Amerikan (AUBG), në Bullgari, ku të dy kishin shkuar për studime Bachelor. Në një intervistë për albinfo.ch, ata kanë treguar rreth rrugës që ndoqën për tu ngritur në nivelin akademik dhe profesional.
“Kam studiuar Bachelor në Universitetin Amerikan në Bullgari (AUBG) ku mora diplomë të dyfishtë në Computer Science dhe Business Administration (2013). Pas Bachelorit studiova Master Shkencor në Holandë, për Business Information Systems (2015), ku mora titullin Inxhiniere”, ka thënë Iva.
Tutje, ajo ka treguar se puna në kompaninë gjigande “Philips”, me seli në Amsterdam, ishte kyçe për karrierën e saj.
“Pas perfundimit të Masterit në Holandë, u punësova te zyrat globale te Philips në Amsterdam. Kam qenë pjesë e departamentit të Transformimit Strategjik të Biznesit dhe ndër vite kam pasur role të ndryshme për standardizimin e proceseve dhe sistemeve kompjuterike në mbi 100 lokacione të Philips botërisht. Në Zvicër punoj për kompaninë lider global në prodhimin dhe shitjen e aparateve të dëgjimit, Sonova (Phonak)”, ka sqaruar ajo.

Roland Rexhepaj
Rolandi në (AUBG) kishte marrë po ashtu diplomë të dyfishtë, në Economics dhe Business Administration. Pastaj, kishte vazhduar studimet Master me specializim në financa, në Gjermani.
“Pasi përfundova gjimnazin në Prishtinë, vazhdova për studimet Bachelor në Bullgari dhe pastaj Master në Gjermani. Para se të përfundoja Masterin, fillova punë për një kompani në Munich e cila merrej me investime të paneleve solare (Cronimet Mining Power Solutions). Pas 1 viti vendosa të zhvendosesha në Holandë që të bashkohesha me Ivën. Karrierën time si specialist financiar dhe kontrollues biznesi e vazhdova duke punuar në industri, projekte dhe kompani të ndryshme siç janë Aegon, Heineken, Coty, Trimble dhe Worldline”, ka sqaruar Rolandi.
Të pyetur për arsyet që i kanë shtyrë të zhvendosën në Zürich, Iva dhe Rolandi, pohojnë, “Zvicra përpos standardit të lartë që ofron, ka edhe pozitë shumë të mirë gjeografike, që për ne ishte një nga arsyet kryesore të lëvizjes në shtetin helvetik”.
Rolandi për albinfo.ch ka treguar arsyet kryesore të zhvendosjes së çiftit në Zürich. “Dy pikat më të forta për ne janë pozita gjeografike dhe klima. Nga Zürichu ku po jetojmë tani, mund të shkosh në shumë vende për 2-3 orë. Ne e kemi shumë në qejf udhëtimin dhe na pëlqen që në uikend ta thyejmë rutinën. Gjithashtu, afërsia me Shqipërinë dhe Kosovën është plus i madh për ne, pasi shumë shpesh i vizitojmë vendlindjet. Së dyti, klima e Zvicrës na pëlqen se ka më shumë diell sesa në Holandë, ku reshjet e shiut janë tejet të shpeshta”, ka thënë ai.
Ndërsa, kur flasin për këtë vendim që u ndryshoi rutinën e jetës, Iva thotë se iniciatori ishte Rolandi. “Me Rolandin e flisnim shpesh që i vetmi vend në botë në të cilin do të emigronim nga Holanda, do të ishte Zvicra. Kemi pasur kuriozitet për këtë vend jo vetëm për kualitetin e lartë të jetës që del çdo vit nëpër sondazhet botërore, por për pozicionin gjeografik. Na jep mundësi që brenda një kohe të shkurtër ta vizitojmë Austrinë, Gjermaninë, Francën dhe Italinë. Dhe, Rolandi është personalitet më i guximshëm se unë kur vjen puna të marrësh hapa të ndryshëm në jetë, kështu, ai më inkurajoi ta pranonim këtë mundësi”, ka thënë Iva.
Mirëpo sa e kanë pasur të vështirë adaptimin në shoqërinë zvicerane, pyesim çfitin simpatik që rrezaton dashurinë e Shqipërisë për Kosovën dhe anasjelltas
“Në Zvicër jemi adaptuar shumë shpejt dhe lehtë. Unë kam familjarë dhe shoqëri këtu, andaj për disa pyetje që mund t´i ketë një fillestar, unë tashmë i kisha përgjigjet para kohe. Gjithashtu, kompania ku punon Iva, na ndihmoi që në fillim për akomodim, kështu që në Zürich jemi vendosur pa shumë vështirësi”, thotë Rolandi.
Ndërsa Iva thekson se nga zviceranët është befasuar për të mirë, për shkak të mikpritjes që kanë treguar ndaj atyre, si shqiptarë.
“Mund të them që në disa aspekte edhe jam surprizuar. Kisha dëgjuar se zviceranët janë të ftohtë dhe me paragjykime për shqiptarët, por këtë nuk e kam ndjerë asnjëherë. Përkundrazi, kam marrëdhënie shumë të mira me kolegë, të cilët kanë kuriozitet dhe respekt për Shqipërinë dhe Kosovën. Ne kemi jetuar në shumë shtete dhe e dimë mirë se duhet një kohë e gjatë që një vend i huaj të fillojë të ndihet si shtëpia jote. Por, thonë se dita e bukur duket që në mëngjes dhe për ne fillimi ka qenë i mbarë“, ka shtuar ajo.
Kush janë Iva dhe Rolandi
Iva është drejtoreshë e Iniciativave për Zgjerimin e Biznesit dhe punon në qendrën botërore “Sonova”, në Zug. Ajo punon për integrimin e bizneseve të reja (Mergers & Acquisitions), të cilat blihen nga Sonova.
Rolandi tani punon në kompaninë “Worldline Switzerland (SIX Payment Services AG)”, e cila ka rreth 20.000 punëtorë dhe gjendet në më shumë se 50 vende të botës. Roli i tij është që të mbikëqyrë dhe raportojë të ardhurat dhe kostot, të sigurojë raportin e saktë financiar të CFO dhe Bordi Ekzekutiv, si dhe të përgatisë parashikimet financiare dhe buxhetin.
Çifti jeton në Zürich që nga vera e vitit 2021. Ata tashmë janë prindër të një djali.
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Ish-kryeinspektori i AKI-së që po “lufton” Serbinë në YouTube e Tik-Tok

Fatmira Hajdari: Azemin dy herë e kam parë duke qarë – njëra ishte kur nisi lufta në Kosovë

Dien Shirt Company

American School of Kosova

Procurri

Procurri

Scopic Software

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Jetesa luksoze në Prishtinën e Re – Banesa juaj e ëndrrave në Kompleksin Dora ID – 192

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech

Hyni në fushë me stil, besim dhe performancë të pandalshme me atletet Adidas
Më të lexuarat

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit