LAJMI I FUNDIT:

Po kryente hetimet në skenën e krimit, detektivi i policisë së Nju Jorkut goditet me shkop në kokë nga një burrë

Po kryente hetimet në skenën e krimit, detektivi i policisë së Nju Jorkut goditet me shkop në kokë nga një burrë

Një burrë është filmuar duke goditur me shkop në kokë një detektiv të policisë së Nju Jorkut, dhe atë në mes të ditës në një rrugë tejet të frekuentuar.

Gjithçka ndodhi derisa detektivi po hetonte skenën e krimit dhe burri iu afrua nga pas pa ndonjë paralajmërim, duke e goditur në prezencë të kolegëve me shkop në fytyrë, transmeton Telegrafi.


E sikur kjo të mos mjaftonte, ai as që merr mundin në fillim të arratiset por kërcënon kolegët e tjerë të tij. Megjithatë kur e kupton se ata e kanë seriozisht fillon të vrapojë.

Bëhet fjalë për Akeele Morgan nga Bronxi i cili u arrestua jo larg vendit ku ndodhi sulmi ndaj detektivit, e deri më tani nuk dihen arsyet e këtij veprimi. /Telegrafi/