LAJMI I FUNDIT:

Po kalonte rrugën në vija të bardha, vetura godet dhe përplas për asfalti pensionistin britanik – shoferi largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë

Po kalonte rrugën në vija të bardha, vetura godet dhe përplas për asfalti pensionistin britanik – shoferi largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq momentin kur një pensionist britanik goditet dhe përplaset në tokë nga një veturë, derisa po kalonte vijat e bardha (zebra) në Tajlandë.

Një veturë e bardhë godet 74-vjeçarin Peter Palmer, derisa po kalonte rrugën në vijat e bardha në Chonburi të Tajlandës, transmeton Telegrafi.


Palmer që kishte shkuar për pushimet, kishte arritur të kalojë vetëm gjysmën e rrugës, kur një Isuzu D-Max e goditi kur shoferi vendosë të vazhdojë rrugëtimin pavarësisht se në semafor ishte ndezur drita e kuqe.

E pavarësisht se “fluturoi” disa metra dhe ra në asfalt për vetëdije, i moshuari i mbijetoi këtij aksidenti.

Megjithatë ajo çfarë irritoi opinionin ishte shoferi që nuk u ndalë fare. Përkundrazi vazhdoi rrugëtimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Deri më tani askush nuk është arrestuar, ndërsa sipas ligjeve që janë në fuqi në Tajlandë, personat që kryejnë vepra të tilla mund të dënohen deri në 300 dollarë dhe me tre muaj burgim.

Dënimi rritet vetëm nëse viktima vdes apo lëndohet shumë rëndë, e në rastin e Palmer, ai ka pësuar lëndime në disa pjesë të trupit si dhe i është qepur koka. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori