LAJMI I FUNDIT:

A po e këndon papagalli këngën “I believe I can fly”? (Video)

A po e këndon papagalli këngën “I believe I can fly”? (Video)

Është publikuar një xhirim, ku pretendohet se një papagall që ka ikur nga kafazi, e këndon këngën e famshme të R Kelly-t.

Në regjistrimin që besohet të jetë bërë në Shtetet e Bashkuara, zogu nuk shihet shkaku i errësirës, ndërsa vetëm dëgjohet duke “thënë” vargjet.


Personat që e filmojnë, këndojnë së bashku me papagallin, i cili duket si e di mjaftë mirë tekstin, transmeton Telegrafi.

Prejse është plasuar në internet, kjo video ka nxitur kundërthënie, meqë po mendohet se është mashtrim, teksa në video nuk ndodhet ndonjë zog.

Por, njëjtë nuk mendojnë edhe njohësit e shpezëve, të cilët thonë se zëri që dëgjohet i përket një papagalli të stërvitur. /Telegrafi/