LAJMI I FUNDIT:

“PO E BART ZEMRЁN TЁNDE ME VETE (PO E BART)”

“PO E BART ZEMRЁN TЁNDE ME VETE (PO E BART)”

Poezi nga: E. E. Cummings
Përktheu: Fadil Bajraj

Reklama

po e bart zemrën tënde me vete (po e bart
në zemrën time) kurrë nuk jam pa të (ngado
që shkoj ty të kam, e dashura ime; dhe çfarëdo
që e kam bërë vetë është e bëme jotja, loçkë)
druaj
se s’kam fat(ngase ti je fati im, shpirtka ime) nuk
dua asnjë botë (ngase për bukuri ti m’je bota ime, më besnikja)
dhe ti je ajo domethënia që hëna gjithmonë ka pasur
dhe çfarëdo që dielli do të këndojë je ti

ja ku është fshehtësia të cilën askush s’e di
(ja ku është rrënja e shkuar rrënjës dhe sythi e shkuar sythit
dhe qiell e shkuar qiellit i një peme të quajtur jetë; që rritet
më lart se sa që shpirti to mund të shpresonte apo mendja ta fshihte)
dhe kjo është mrekullia që i mban yjet veç e veç

po e bart zemrën tënde (po e bart në zemrën time)

Në trend Kultura

Më shumë
Enver Hoxha dhe Skënderbeu në një pikturë!

Enver Hoxha dhe Skënderbeu në një pikturë!

Kulture
PERËNDIJA

PERËNDIJA

Poezi
Gjithçka filloi nga një poezi ...

Gjithçka filloi nga një poezi ...

Libri
MES MEMECËVE

MES MEMECËVE

Poezi
Afganistani

Afganistani

Kulture
Erotika e Janis Ricos

Erotika e Janis Ricos

Kulture
Kalo në kategori