Po bënte video në koncertin e Dua Lipës, por u befasua kur kuptoi se kush po kërcente pas tij

Një fans përjetoi një surprizë të papritur gjatë natës së dytë të koncertit të Dua Lipës në kuadër të turneut të saj “Radical Optimism” në Los Angeles. Teksa po shijonte performancën, ai vuri re se në publik, pas tij, po kërçente një tjetër superyll i muzikës pop - Olivia Rodrigo. Pamjet u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale.
Fansja e muzikës, Patrick, ndodhej në mbrëmjen e dytë të koncertit kur mbeti i habitur nga fakti që Olivia Rodrigo po argëtohej vetëm pak metra larg tij.
Këngëtarja dhe aktorja 22-vjeçare, e cila u bë e famshme në vitin 2021 me hitin “Driver’s License”, kishte përfunduar së fundmi turneun e saj botëror “GUTS” në korrik të këtij viti.
Patrick publikoi në TikTok një video ku shihet duke pozuar me gishtin e madh lart, ndërsa personi që e filmon zhvendos kamerën dhe tregon Olivian duke kërkuar në tribunat e para. Në përshkrimin e videos ai shkroi: “LA është çmenduri… një moment je në koncertin e Dua Lipës… dhe në tjetrin, Olivia Rodrigo po kërcen pas teje”.
@pvtrlck LA is wild… one second you’re at a @Dua Lipa concert… and then the next @Olivia Rodrigo is dancing behind you #dualipa #oliviarodrigo #concert #trending #fyp ♬ original sound - patrick
Videoja u shpërnda me shpejtësi, duke nxitur qindra komente nga fansat, të cilët shfrytëzuan rastin për të shprehur dëshirën që Olivia të rikthehet shpejt në studio me projekte të reja. Albumi i saj i fundit, “GUTS”, doli në vitin 2023, ndërsa kënga kryesore “Vampire” debutoi në vendin e parë të listës Billboard Hot 100.
Duke qenë se turneu i saj ka përfunduar, fansat po bëhen gjithnjë e më të paduruar.
“Pse vajza ime është gjithkund, përveçse në studio?”, shkroi një ndjekës me shaka. “Olivia është thjesht energjia perfekte në çdo koncert,” shtoi një tjetër.
Të tjerë shprehën keqardhje që nuk e kishin vënë re gjatë koncertit.
- YouTube youtu.be
“Ahh, e kemi humbur vajzën tonë?! Nuk kisha asnjë ide! Ishim aty, në fund të sallës”, komentoi një pjesëmarrës.
“A mund ta pyesë dikush më në fund se ku është albumi i ri?”, shtoi një tjetër me humor.
Një përdorues i TikTok-ut i shkroi Patrickut me ironi: “Vendose këtë në biografi – një arritje jetësore: një superyll pop kërceu pas meje në koncertin e Dua Lipës”.
Ndërkohë, Dua Lipa (30) ndodhet në mesin e turneut të saj të tretë botëror, me të cilin promovon albumin “Radical Optimism”. Turneu nisi në nëntor të vitit të kaluar dhe pritet të përfundojë në dhjetor 2025. /Telegrafi/

























































