LAJMI I FUNDIT:

A po bëhet Kosova vend atraktiv për trafikimin e drogës?

A po bëhet Kosova vend atraktiv për trafikimin e drogës?

Në “Debat Plus” është diskutuar për aksionin e sotshëm të policisë dhe prokurorisë ku janë sekuestruar një sasi e madhe e drogës e llojit kokainë.

Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se konfiskimi i një sasie kaq të madhe të drogës në Kosovë është në shpërputhje me drogën që është zënë deri më tani në vendin tonë.


“Është një sasi enorme dhe është në dekuivalencë me vitet tjera. Në vitin 2017 në Kosovë janë konfiskuar 700 gramë drogë e llojit kokainë. Në vitin 2018 janë konfiskuar 1.7 kilogramë dhe afërsisht aq edhe në vitin 2019”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Shala thotë se është shumë shqetësuese nëse Kosova ka konsumues për 400 kg drogë.

“Nëse kjo qëndron, Kosova është në situatë alarmante”, deklaroi Shala.

Gazetari hulumtues Kreshnik Gashi thotë se është shumë shqetësuese se në vitet e fundit për herë të parë në Kosovë kanë ndodhur vrasje për pazare të drogës.

Gashi thotë se Kosova ka dhënë dënime qesharake për trafikantët e drogës.

“Policët e antidrogës në Kosovë janë shndërruar në policë trafiku…Për 100 kg drogë janë dhënë 9 muaj burg. Kjo e ka bërë Kosovën ndër vendet më atraktive në rajon për trafikim të drogës”, deklaroi Gashi.

Avokati Naim Rudari thotë se hetimi i rasteve të narkotikëve është më specifik në raport me krimet tjera.

“Duhet një përkushtim i madh në luftimin e narkotikëve. Shpesh herë hetuesit jo të trajnuar mirë e kanë të vështirë të dallojnë llojet e drogave”, deklaroi Naim Rudari.

Drejtori i Organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj thotë se është shumë e çuditshme që droga ka ardhur në Kosovë nga një vend evropian si Italia për t’u përpunuar këtu e më pas të kthehet përsëri në vendet perëndimore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori