LAJMI I FUNDIT:

Pleh pa pagesë: Nga këto mbetje të ushqimeve dhe pijeve, lulet tuaja do të fillojnë të gufojnë

Pleh pa pagesë: Nga këto mbetje të ushqimeve dhe pijeve, lulet tuaja do të fillojnë të gufojnë

Nëse dëshironi që lulet në banesën tuaj të rriten dhe të përparojnë, patjetër duhet t’i hidhni pleh dheut, nëse nuk dëshironi të shpenzoni para për plehra artificiale, mund ta bëni me përbërësit nga kuzhina juaj.

Birra


Për shkak se është e pasur me sheqer, vitaminë B dhe materie fermentuese (tharmë), birra është ushqim i jashtëzakonshëm për bimët. Nëse mbetjet e kësaj pijeje (ajo që ka mbetur në fund të gotës, shishes apo konservës), i qitni në ujë për ujitje, lulet tuaja do të marrin hov të shkëlqyeshëm për zhvillim dhe lulëzim, transmeton Telegrafi.

Me këtë tretje ujitni bimët një herë në javë. Kur është fjala te tharmi, është i dobishëm edhe ai i bukëpjekësve, i cili përdoret për gatimin e brumit dhe bukës: nëse e përzieni me ujin për ujitje (do të jetë e mjaftueshme një e katërta e paketimit në 5 litra), shndërrohet në pleh të fuqishëm për cilëndo bimë në kopsht, apo në shtëpi.

Lëvorja e karotës

Nëse qëroni karotën, ta dini që e hidhni poshtë pjesën më të mirë dhe më ë shëndetshme të saj, sepse në atë pjesë është e koncentruar sasia më e madhe e materieve ushqyese. Nëse nuk keni për qëllim që ta konsumoni, priteni në pjesë të trasha dhe shpërndajeni në saksi në tarracë, në fund të rrënjëve të bimëve të dhomës apo në kopsht.

Lëvorja e kësaj rrënje të pasur është e pasur me fibra të cilat e zbusin dheun, si edhe me minerale të çmueshme, siç janë: kaliumi, bakri, mangani, dhe është dëm i madh, sepse ky mbështjellës përmban mjaft kalium, natrium, fosfor, kalcium, magnez dhe zink. Për t’i shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme, Zhytni lëvoret në ujë 24 orë në mënyrë që të lirojnë thartinë dhe përdorni për plehërim të bimëve të gjelbra dhe luleve, në kopshte dhe në saksi.

Lëvorja e bananes

Përmbajtja e lartë e kaliumit, njërit ndër tri elementet esenciale, të cilat janë pjesë përbërëse e çdo plehu, përparon dhe përshpejton lulëzimin.

Pritni kërcellin e bananes, priteni lëvoren në pjesë të imta dhe përzieni me dhe. Ashtu si do të zbërthehet po ashtu gradualisht do të lirojë në dhe substancat ushqyese.

Fundërrina e kafes

Kafja është e pasur me kalium, fosfor, bakër dhe magnez, liron azotin dhe nxit rritjen e fletëve. Nëse qitet në rrënjë të bimëve të kopshtit, do të jetë mbrojtje e shkëlqyeshme nga kërmijtë dhe buburrecat.

Është pleh i jashtëzakonshëm për bimët acidofile (u bën mirë terreni i thartë) siç janë trëndafilat, kameliet, azalejat, rodondendroni dhe hortenzia, sepse shton thartirën e terrenit dhe neutralizon gurët në ujë për ujitje.

Uji në të cilin keni zier perime

Kurrë mos e hidhni ujin në të cilin ke zier perime, sepse ai është minierë e vërtetë e materieve të dobishme.

Lërini që të ftohet dhe përdoreni për ujitje të bimëve në shtëpi, në kopsht dhe në tarracë – dheun në të cilin keni mbjellë lulet e preferuara do t’i pasuroni me minerale të cilat stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Si ta zgjidhni emrin e maces suaj që ajo t’i përgjigjet thirrjes?

Si ta zgjidhni emrin e maces suaj që ajo t’i përgjigjet thirrjes?

Kërshëri
Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Stil
Kalo në kategori