LAJMI I FUNDIT:

Plazhet e zbarkimit në Normandi kandidatë për në UNESCO

Plazhet e zbarkimit në Normandi kandidatë për në UNESCO

Franca i kërkoi UNESCO-s për të renditur plazhet e Zbarkimit të 1944 në Normandi, në listën e trashëgimisë botërore, në kategorinë e pasurisë kulturore, bëhet sot e ditur nga Ministria e Kulturës.

Kandidatura do të shqyrtohet nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s gjatë seancës që do të zhvillohet në korrik të 2019, sipas një deklarate të publikuar në uebin e Ministrisë.


Kjo trashëgimi kulturore dhe historike mban në vetvete gjurmët dhe kujtimin e një përballje për liri dhe paqe.

Kjo zonë historike përfshin gjithë bregun e La Manshit ku u zhvilluan operacionet e zbarkimit, duke nisur nga 6 qershori 1944. Një rrip detar vijon përgjatë 80 kilometrash, nga Ravenoville në perëndim, në Ouistreham, në lindje.

Sipas rajonit, rreth dy milionë turistë vizitojnë çdo vit plazhet e Zbarkimit, Utah, Omaha, Gold, Sword dhe Juno Beach.

Më 6 qershor 1944, 6939 anije zbarkuan 132700 ushtarë në plazhet e Normandisë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori