Legjenda franceze e futbollit, Michel Platini, gjatë një prononcimi për media ka folur për sezonin aktual të Juventusit.

“Nuk e di nëse unë do të mund të luaja në këtë Juventus aktual që shoh", ka thënë ish-lojtari i Juves, transmeton KP.


CristianoJuveronaldo Cristiano Ronaldo (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

"Ajo që di të them është se unë karburantin tim e konsumova që në moshën 32-vjeçare, ndërsa kur shoh Ronaldon që është 34 vjeç dhe vazhdon të shprehet në të tilla nivele është e pabesueshme".

"Viti i Juves në Ligën e Kampionëve? Mendoj se po, sepse kaluan pengesën e tyre më të vështirë që ishte Atletico (Madrid), prandaj tani i shoh favoritë për suksesin final".

LinelMessiah1 2 Lionel Messi (Foto: Lefty Shivambu/Gallo Images/Guliver)

"I vetmi që mund t’i rrëzojë është Messi. Leo, ashtu sikurse Ronaldo, janë dy jashtëtokësorë, të cilët meritojnë gjithçka kanë arritur në karrierë”, ka shtuar ish-kreu i UEFA-s.

telegrafi sport app