LAJMI I FUNDIT:

Platforma ‘Eva’ e drejtuar nga Dardan Isufi përfundon me sukses investimin prej 1.2 milion dollarësh, pritet të zgjerohet edhe në Kosovë

Platforma ‘Eva’ e drejtuar nga Dardan Isufi përfundon me sukses investimin prej 1.2 milion dollarësh, pritet të zgjerohet edhe në Kosovë

Eva, platforma e parë që mundëson dërgesa të menjëhershme dhe lëvizje të individëve me ride-share, ndërtuar në blockchain, njoftoi sot mbylljen me sukses të raundit të parë të investimit prej 1.2 milion dollarë.

Ky raund u drejtua prej EI Investment, një group investues kryesuar nga Ilir Skëndaj me pjesëmarrjen e Qeverisë së Kanadasë dhe investuesit ekzistues Progitech. Kapitali do të përdoret për vazhduar dhe nxitur përhapjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të platformës, si dhe për të sjellë liderë kyç në skuadrën dhe lidershipin e kompanisë.


Një fokus i veçantë do të jetë vazhdimi i rritjes dhe zgjerimi i stafit në Kosovë, ku Eva ka krijuar një qendër me talent kosovar, për zhvillimin e software dhe platformës.

Që prej tetorit të 2020, kur krijuan ofertën dhe mundësinë për dërgesa të menjëhershme në platformën e tyre, kompania ka pasur një rritje prej më shumë se 700 për qind me më shumë se 165,000 dërgesa. Kjo e ka bërë Evan platformën e dytë më të madhe në Quebec të këtij lloji, duke kaluar dhe emra të njohur global në këtë fushë.

Në rrjetin e saj, platforma ka më shumë se 3,000 drejtues automjetesh dhe 1,500 biznese të ndryshme që përdorin shërbimin e dërgesave ekspres. Gjithashtu, më shumë se 60,000 përdorues, shfrytëzojnë shërbimin e ride-share për lëvizje.

Kosovari Dardan Isufi krijon aplikacionin e së ardhmes që fuqizon ekonominë kanadeze
Lexo po ashtu Kosovari Dardan Isufi krijon aplikacionin e së ardhmes që fuqizon ekonominë kanadeze

“Vendosëm të fokusohemi te dërgesat e menjëhershme pasi tregu dhe konsumatorët ndërveprojnë gjithnjë e me shumë online. Gjithashtu, kjo ofertë dha një zgjidhje për konsumatorët dhe bizneset gjatë periudhës së COVID-19 dhe nxiti skuadrën tonë të ishim me inovator për të ndihmuar komunitetin ku jetonim”, shprehet një nga themeluesit e kompanisë, Dardan Isufi.

“Rritja fenomenale e Evas gjatë vitit të kaluar si dhe gjatë këtij viti, tregoi se tregu ka akoma nevojë për zgjidhje të tilla, si dhe ka hapësirë për zgjerim të mëtejshëm rajonal dhe global. Ne jemi mjaft te kënaqur dhe krenarë që do të ndihmojmë në fazën tjetër të zhvillimit dhe përshkallëzimit të kompanisë në Kanada dhe me tej”, u shpreh Ilir Skëndaj, drejtues i EI Investment.

Kush është Eva?

Kompania u themelua në Montreal të Kanadasë në vitin 2019 prej dy të rinjve, një prej të cilëve është Dardan Isufi, me origjinë nga Kosova dhe Raphaël Gaudreault.

Eva është ndërtuar në blockchain, duke e bërë të vetmen platformë në treg që përdor arkitekturën dhe modelin e biznesit të decentralizuar.

Platforma mundëson dërgesa të menjëhershme duke thjeshtuar integrimin e aplikacioneve të tregut online me konsumatorët. Duke u dhënë mundësinë këtyre të fundit, të kenë një eksperiencë të suksesshme deri në fund të blerjeve online. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

Ekonomi
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Ekonomi
Kalo në kategori