LAJMI I FUNDIT:

I plas kujt sot, për Rugovën?

I plas kujt sot, për Rugovën?

Një akademik, në Kosovë është sëmurë rëndë! Në fakt, ai në Kosovë, kishte ardhur i shëndoshë si molla, herët, në rininë e tij, por tash vonë as ai nuk i shpëtoi dot. Kjo është një sëmundje që ka kap shumicën e intelektualëve tonë, para se të hyjnë në fazën e fundit të maratonës së jetës. Para pensionimit, pra! Nuk (mbi)jetohet jashtë skenës politike. Ndërkaq, libra seriozë gati nuk lexon më askush, kështu që kur e sheh sa pëlqime (të porositura ose jo) marrin politikanët në rrjetet sociale, përfundimisht e kupton se ja ke huq.

Pra, akademiku, që të mos e shprishim tepër llafin, është sëmurë nga një sëmundje e pashërueshme, si e pranon edhe ai vet, në “Facebook”. Kjo sëmundje nuk qenka tumori, as sëmundja e ëmbël e sheqerit, por qenka shumë më e hidhur se të gjitha të tjerat. Pra, kjo na qenka sëmundja e pashërueshme e të menduarit. Vepro e mos mendo, kjo po, mund të ketë shpresë. Po fillove të mendosh… keq!


Do të sëmurej, patjetër, edhe ai, sikurse edhe shumë intelektualë tonë të cilët u sëmurën kryesisht pasi u futën nëpër akademi, institucione të shkencës, artit dhe kulturës. Kur e arrin kulmin në shkencë, kulturë dhe art, papritmas e kupton se nuk ke arritur asgjë, nëse nuk je bërë politikan. Më së keqi ndihen ata të cilët e kishin rastin të jenë të parët, por nuk guxuan të futen në garë.

Pra, kur ti je kujtuar për politikë, vendet tashmë i kanë zënë (gjysmë)analfabetët dhe më të uriturit. Shpejt i kanë çimentuar pozicionet e tyre luftarake me vëllezër, motra, nipër, mbesa, dajë, teze, kushëri e kushërira, të cilët në çfarëdo rrethane, edhe kur të u teket, mund të dëshmojnë me shumicë votash se filan akademiku nuk i ka dy korra mend, dhe se aty ndodhet, në akademi pra, veç fal vullnetit të tyre politik. Të tjerët, doktorët e shkencave, ata me magjistraturë, apo specialistët e fushave, nuk i kontestojnë, përpos kur rebelohen. Përndryshe, kurrë nuk kemi pasur në krye të politikës, më shumë njerëz me tituj. Kur ke tituj, mund të konkurrosh në politikë, por kur je në politikë, titujt vijnë vet. Fatkeqësisht, këtë intelektualët tonë e kuptojnë vonë, pastaj fillojnë e ankohen se të padijshmit po qeverisin.

Kështu, njerëzit e politikës kanë ikur shumë përpara, sidomos në një fushë tjetër, ku nuk gjinden edhe aq mirë shumica nga ata që vuajnë nga sëmundja e pashërueshme. Politika, pra ata kanë bërë shumë para, aq sa mund të blejnë edhe vet Facebook-un, ose së paku një pjesë të rëndësishme të aksioneve. Përndryshe, as mos e vej në dyshim se e kontrollojnë, armatën e pëlqyesve dhe sharësve profesionistë nëpër rrjetet sociale, përmes të cilëve brenda natës, fillon e të duket vetja tepër i mençur, ose të bëjnë të kompleksohesh për (mos)dijen tënde. Nejse, u sëmur njeri…

Këtu vijmë te çasti kur Edipi e vret babën, të cilin as nuk e dinte se e kishte, derisa u sëmur! Kur u sëmur, ai filloi të mendojë: kush na qenka ky Ibrahim Rugova? Ishte një shkrimtar dhe ai nuk e ka njohur politikën, thotë akademiku! Kujt i plas për Rugovën, pyetet dhe përgjigjet njëkohësisht, ai?!

Kush ishte, Ibrahim Rugova, pra? Ai nga sëmundja e pashërueshme, mbase e vetmja të cilën nuk e shëron ende mjekësia bashkëkohore, u sëmur dhe vdiq pas lufte, duke qenë president i Kosovës. Nga sëmurja e pashërueshme e të menduarit, ndërkaq, duket se Rugova ishte sëmurë rëndë, qysh në fëmijëri të hershme dhe nuk u shërua kurrë, por e barti burrërisht atë, përgjatë tërë jetës. Me një heshtje plot urti e dinjitet, e me disa parime themelore, të pakontestueshme, ai e udhëhoqi një popull përgjatë turbulencave të përgjakshme ballkanike, të viteve të ‘90-ta të shekullit të kaluar dhe e ndërtoi një vizion të mahnitshëm se si të ambientohej dhe të faktorizohej një popull i vogël dhe pa aleat, në një botë që po ndryshohej shpejt dhe rrënjësisht. Ai e kishte kuptuar se nga konjukturat e reja asnjëra nuk shfaqte interes për potencialin që ka ky popull, prandaj u imponua me vizionin e tij i cili shpaloste shpirtin dhe kreativitetin e një populli të vjetër dhe të urtë.

Vërtetë, i plas kujt sot për Rugovën? Pse kjo pyetje-përgjigje, kaq agresive dhe pas kaq kohe, që Rugova nuk është më në mesin tonë? A është hapur sërish, jo zyrtarisht gara për kryetar të LDK-së?

Slogani “Edhe pas Rugovës – Rugova” me përpjekjen maksimale të vetë rugovistëve, qofshin biologjikë, apo ideologjikë, është devalvuar dukshëm. Kësaj i kontribuoi shumë gara e paskrupullt e akademikëve, dhe shumë (pseudo)intelektualëve tjerë për të mbushur zbrazëtirën politike dhe shpirtërore, që e la pas vetes ky udhëheqës shpirtëror, “me zero dije politike” .

Koha e ka dëshmuar se Rugovën nuk e mundën dot, duke e sharë, as akademikët, as idealistët revolucionarë, as miqtë, e as armiqtë e tij. Ibrahim Rugovën nuk e mundën, as nuk e zëvendësuan dot as kundërshtarët politikë, të cilët, për t’u ngjitur në pushtet filluan ta kopjojnë keq atë. Nuk e zëvendësuan, as familjarët e tij me ambicie politike. A mund të e zëvendësojë dikush Rugovën?

Ndoshta atë mund të e zëvendësoj vetëm një i sëmurë, nga sëmundja e pashëruar e të menduarit, i cili e ka dijen e thellë të cilën e kishte ai, modestinë dhe humanitetin e tij dhe mbi të gjitha e ka urtinë e tij.

Rugovistët më të zhurmshëm në LDK kryesisht nuk e dinë se çfarë nënkupton kjo fjalë, përpos se e dinë që fillon me “anti”. Ndërkohë që as elektorati nuk e di, çka do të thotë të jesh rugovistë, por e ndien. Rugovistët mendojnë me zemër!

Ata të cilët tashmë e kanë kuptuar se dallimi në mes LDK dhe PDK është historik dhe jo ideologjik, i kanë kuptuar se “Rugova i ri” duhet i modifikuar historikisht, e jo politikisht.

Gara për “Rugovën e ri” pra duket se ka filluar, jashtë partisë të cilën e themeloi, vet Rugova! Rugova nuk la trashëgimtar politik!

Në trend

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin

Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin "Chief of Station"

Magazina
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Kalo në kategori