Në një moment të jashtëzakonshëm për Evropën, Gjermania është zgjidhje e problemit. Ajo vendosi për BE. Tani ajo e Franca duhet të bindin të tjerët, shkruan Auron Dodi.
Në fund të prillit, kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian miratuan një paketë të parë ndihme prej 540 miliadrë eurosh, për shtet e goditura nga coronavirusi. Meqenëse të gjithë qenë dakord se kjo shumë nuk mjafton, u vendos që të ngrihet një paketë e dytë, fondi i rindërtimit (ose instrumenti i rindërtimit, siç e duan francezët).
Ky fond e ka ndarë Evropën: në shtete të veriut, pjesërisht edhe të lindjes, përballë shteteve të jugut. Shtetet latine apo jugore, kryesisht Italia, Spanja e Franca kërkojnë grante për rindërtimin. Shtetet veriore përfytyrojnë që jugorët të ndihmohen vetëm me kredi. Me deklaratën e kancelares Merkel të hënën, Gjermania u shkëput nga qëndrimi i shteteve „kursimtare” të veriut të Evropës.
Gjermania ra dakord me Francën, që fondi i rindërtimit të ketë vëllim 50 miliardë euro. Dhe që t’u japë shteteve më të goditura grante, subvencione që nuk kthehen. Për këtë, Komisioni Evropian do të marrë, përmes emetimit të obligacioneve, para borxh në tregjet financiare.
Dhe sipas propozimit të më të mëdhenjve në BE, Gjermanisë dhe Francës, Komisioni do t’ua përcjellë paratë, për rreth tre vjet rresht, shteteve më të goditura nga Covid-19. Për këtë do të ngrejë programe të reja ndihme, ose do të rrisë shumat në programet ekzistuese të BE.
Komisioni Evropian do t’ua shlyejë borxhet tregjeve në një periudhë shumë të gjatë, p.sh. për 20 vjet. Shlyerja do të bëhet duke e rritur buxhetin e BE, shpenzimet për ta kthyer borxhin do të jenë shpenzime të reja të buxhetit. Ndaj disa vëzhgues thonë se pas disa vitesh shteteve të BE do t’u duhet të rrisin kontributet për BE. Një konstrukt teknik pak i vështirë.
Por është një hap historik i Gjermanisë në dobi të shteteve të jugut të BE. Në një moment të jashtëzakonshëm për Evropën, siç është kriza e Covid-19, Gjermania vendosi për Bashkimin Evropian. Gjermania me kancelaren Merkel është zgjidhje e problemit. Gjermania dhe Franca janë të gatshme t’i futin shtetet e tyre në borxh, dhe duan të bindin edhe të tjerët, që (kryesisht) jugu i Evropës të mos shkëputet edhe më tej nga zhvillimi ekonomik i BE.
Është sakrificë e të gjithëve që shtetet jugore si Italia, me një borxh kombëtar që sipas parashikimeve mund të arrijë 130 përqind të Produktit Kombëtar Bruto (160 përqind të PKB e kishte Greqia në krizën e saj) të mos i afrohen falimentimit. Bashkimi Evropian futet në një krizë ekzistenciale nëse bëhen të pashlyeshme p.sh. borxhet e Italisë dhe Spanjës, duke i thelluar ato në rastin e Coronas. Kjo bën që kundërshtimet për grante në Evropë të formulohen me tone diplomatike.
Kriza e Covid-19 do të hyjë në histori si kriza më e madhe e deritashme ekonomike e Evropës. Krahas krizës shëndetësore. Megjithatë nuk është detyrë e lehtë të bindësh taksapaguesit e vendit tënd se po i fut më thellë në borxh në një kohë krize, ndoshta për një brez të tërë. Për të arritur miratimin e planit të rindërtimit, kancelares Merkel do t’i nevojitet e gjithë fuqia e saj.
Cilat janë shanset e zbatimit të planit gjermano-francez?
Të hënën kancelarja Angela Merkel e quajti me modesti dakordimin me Macronin, “një propozim”, një “ofertë”. Edhe Presidenti Emmanuel Macron tha se dakordimi midis Berlinit dhe Parisit ende nuk është sukses. Por pa të, çdo përgjigje evropiane mbetet një iluzion.
Këto nuk janë vetëm deklarata kortezie ndaj kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të BE, të cilët deklaruan se kalimi në vendimin për grante i gjeti papritur.
Fondi i rindërtimit mund të miratohet vetëm njëzëri, nga të 27 shtetet anëtare të BE dhe nga parlamentet e tyre. Kjo do të thotë se Merkeli dhe Macroni duhet t’i bindin të tjerët. Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire i tha Asamblesë Nacionale franceze se po përgatitet për diskutime të vështira.
Ka kundërshtime nga disa shtete si për vëllimin e fondit, 500 miliardë euro, ashtu edhe për faktin që me obligacionet e KE hyjnë në borxh të gjitha shtetet, ndonëse e bëjnë këtë indirekt, përmes Bashkimit Evropian. Dhe megjithëse përgjegjësi ato do të mbajnë vetëm për borxhin e tyre, jo edhe për borxhin e të tjerëve, siç do të ishte rasti i Corona-bondeve.
Kundërshtarët e dakordimit gjermano-francez
Nga radhët e kritikëve në Gjermani, deri tani thuajse nuk ka protesta. Si sipërmarrës, ashtu edhe parti konservatore, si p.sh. deputetë të CSU-së në Bundestag, flasin për “një zgjidhje të jashtëzakonshme” që nuk do të përsëritet. Një votim në Bundestag, edhe nëse nxjerr ndonjë pengesë, ka pak gjasa që ta bllokojë këtë dakordim për Evropën.
Nga shtetet, grupi i parë që duhet bindur janë Austria, Holanda, Danimarka dhe Suedia. Kancelari austriak Sebastian Kurz thotë “se kreditë janë rruga e duhur, jo grantet.” Ndërsa ministrja e Financave të Suedisë, Magdalena Andersson premtoi se “do të jemi partnerë konstruktivë në këtë diskutim”, por sheh pikëpyetje të mëdha, “kur merr hua për ta shpenzuar” dhe kërkon respektimin e marrëveshjeve të BE.
Grupi tjetër janë shtetet e Vishegradit: Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia. Këto shtete marrin fonde strukturore dhe agrare nga BE. Ato duket se do ta japin dakordimin vetëm po të mos preken fondet e tyre. Ose ndoshta po të mos përndiqen për shkak të shkeljeve të shtetit juridik, si Hungaria dhe Polonia.
Grupi i tretë, shtetet jugore, Italia dhe Spanja duan dyfishimin e shumës së fondit të rindërtimit: ata duan që vetëm fondi i rindërtimit, pa paketën e parë, të arrijë një bilion euro. Ndaj planin gjermano-francez ato thjesht e kanë përshëndetur se ecën në drejtimin e duhur. Por këto shtete janë në pozitat e marrësit.
Hapat për miratimin e fondit të rindërtimit
Variantin përfundimtar të planit të rindërtimit do ta vendosin kryetarët e shteteve e të qeverive të BE. Për shkak të kundërshtive mendohet se një dakordim i tyre më 18 qershor mund të arrihet vetëm në një takim të drejtpërdrejtë, jo më me videokonferencë.
Ish- Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker i tha DW se çdo shtet dhe parlament ka të drejtë dhe detyrë ta shqyrtojë propozimin gjermano-francez. Por ai shtoi se “më pëlqen të mendoj se përgjigjja përfundimtare do të jetë shumë e afërt me planin gjerman dhe francez.” /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-29-780x439.jpg)
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme
![Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_15-3-780x439.png)
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet
![Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-10-780x439.png)
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
![Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-8-780x439.png)
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi