LAJMI I FUNDIT:

Plani franko-gjerman, Rama: Më i miri që është propozuar deri tani

Plani franko-gjerman, Rama: Më i miri që është propozuar deri tani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur sot interesit të gazetarëve për qëndrimin e Shqipërisë mbi zhvillimet e fundit midis Kosovës dhe Serbisë dhe planit franko-gjeman për arritjen e një marrëveshje reciproke.

Rama u shpreh se ai mbështet bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë duke shtuar se plani frankogjerman është më i miri i propozuar deri tani.


Ndër të tjera Rama tha se janë vetë palët ato që do të mbajnë përgjegjësi për kushtet që vendosin në dialog duke shtuar se Shqipëria është në krah të Kosovës.

“Shqipëria nuk është superfuqi siç është BE apo SHBA. Nuk i takon Shqipërisë t’i thotë palëve në dialog me kushte pa kushte, nuk na takon ne por palëve në dialog. Janë ata që kanë përgjegjësinë për të vendosur për vendet e tyre dhe janë ata që paguajnë kostot e vendimarrjeve të gabuara. Nuk ka absolutisht asnjë rrugë tjetër”, tha Rama.

“Çdo rrugë tjetër është iluzion tjetër është për luftëra të brendshme, për vota, për politikë, por nuk ka lidhje me të ardhmen. Jam i angazhuar që çështja mes Serbisë dhe Kosovës të hyjë në rrugën e një dialogu pa kthim dhe mos të jetë nevoja që superfuqitë t’i marrin për veshi sa herë që grindet në oborrin pas shkollës. Besoj se marrëveshja e bazuar në planin franko-gjerman është plani më i mirë. Është e pashmangshme që Shqipëria të jetë në krah të qeverisë së Kosovës”, shtoi Rama.

Interesi i gazetarëve vjen në prag të takimit në Bruksel midis Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori