‘Plakushi’ Bruno Alves lë mbrapa Van Dijkun, mbrojtësi me përqindjen më të lartë të dueleve të fituara në ajër

Virgil Van Dijk pa dyshim është mbrojtësi me formën më të mirë në Evropë, por jo në të gjitha statistikat.
Reprezentuesi holandez ka mbetur në pozitën e dytë sa i përket dueleve të fituara në ajër.
E pozitën e parë befasisht po e mban qendërmbrojtësi portugez Bruno Alves, me 78,4% të dueleve të fituara në ajër.
38-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer dhe mbanë me plot meritë këtë pozitë.

Në pozitën e dytë mbetet holandezi Van Dijk me 74,9% të dueleve të fituara në ajër.
Pozita e tretë ndahet nga kapiteni i Norwich City, Grant Hanley që ka fituar 70,1% të dueleve ajrore dhe italiani Francesco Acerbi që ka përqindjen e njëjtë.
E pozita e pesë i takon mbrojtësit anglez të Bunrleyt, James Tarkowski me 69,6 të dueleve të fituara.
Më poshtë janë 15 mbrojtësit me përqindjen më të madhe të dueleve të fituara në ajër sipas Transfermarkt:
1. Bruno Alves 78,4%
3. Grant Hanley 70,1%
5. James Tarkowski 69,6%


































































