Një 16 – vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me thikë në gjimnazin “Andon Zako Çajupi” në kryeqytet.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 12 e 35 minuta, në derën e jashtme të shkollës, ku dy të rinj pasi kanë ngrënë byrek pranë shkollës kanë filluar të shahen me njëri – tjetrin dhe janë konfliktuar fizikisht deri në momentin kur njëri prej tyre me një thikë ka goditur bashkëmoshatarin.
Policia sqaron se të përfshirë në konflikt janë shtetasit K.Suti, 16 – vjeç, i cili ka mbetur i plagosur dhe shtetasi M. Sula, 16 – vjeç autor i ngjarjes.
Burime nga Spitali i Traumës sqarojnë se K.Suti ka një çarje, ku i është prerë arteria kryesore në kofshën e djathtë dhe aktualisht ndodhet në reanimacion, në gjende të rëndë për jetën.
Autori M.Sula është arritur të prangoset pak minuta më pas në shtëpinë e tij. Në polici ai ka pohuar: K.Suti më shau fillimisht me shaka, e kam sharë dhe unë pastaj, ai më goditi me grushta dhe unë i jam kundërpërgjigjur duke i rënë me një copë xhami të mprehtë. Unë jam vetëmbrojtur nuk kam dashur të zihem me të.
Por version i tij se e ka goditur me xham bie poshtë, pasi rreth orës 15 e 20 minuta, policia arriti të gjente në zonën pranë Oxhakut, rreth 800 metra larg shkollës, thikën me të cilën 16 – vjeçari kreu plagosjen.
Për sqarimin e plotë të dinamikës, policia ka shoqëruar 12 persona, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Kjo ngjarje e rëndë, ku përfshihen gjimnazistë, vjen 7 ditë pas vrasjes së adoleshentit 17 – vjeçar, Fabio Hila, në qytetit e Pogradecit, pas një konflikti me bashkëmoshatarin e tij për një femër. Si dhe pas plagosjes nga pakujdesia me pistoletën që e mbante pa leje, të një tjetër 17 – vjeçari në një lokal pranë shkollës së tij.
Prindërit e nxënësve të gjimnazist “Çajupi”, u shprehën jashtë kamerave, të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve.
Shkolla rezulton e papajisur me kamera sigurie./ Tv Klan/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251