Një plagosje raportohet të ketë ndodhur në Kamëz, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas informacionit fillestar, Spitali i Traumës është njoftuar për rastin e ndodhur megjithatë, mësohet se i plagosuri ka shkuar në një spital privat për trajtim mjekësor.


Policia ka mbërritur në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes, raporton euronews.al.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Rreth orës 13:40, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi J. M., rreth 30 vjeç, i dëmtuar në dorë, jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Trekatshet” Kamëz.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të tij.