LAJMI I FUNDIT:

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë
Foto: Ilustrim

Një person është plagosur dje në fshatin Baran të Epërm, në komunën e Pejës.

Siç njofton policia arsyet që kanë quar deri në plagosje ende nuk dihet, dhe se viktima kishte qenë në një lokal në momentin kur i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.


“Është raportuar se viktima mashkull kosovar për shkaqe ende të panjohura në një lokal ishte plagosur me armë zjarri nga një person i dyshuar mashkull kosovar i cili pas kryerjes së veprës penale ishte larguar në drejtim të panjohur”, njofton policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/