LAJMI I FUNDIT:

Plagosën 48-vjeçarin në Tiranë, 15 ditë burg për dy tifozët holandezë

Plagosën 48-vjeçarin në Tiranë, 15 ditë burg për dy tifozët holandezë

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 15 ditor për dy tifozët holandezë, të akuzuar për “plagosje të rëndë” një ditë para ndeshjes Roma-Feyenoord.

Ngjarja në fjalë ndodhi një natë para finales së Ligës së Konferencës mes ekipit italian të Romës dhe holandezëve të Feyenoord-it.


Arrestohen 2 tifozët holandez që rrahën shqiptarin në Tiranë
Lexo po ashtu Arrestohen 2 tifozët holandez që rrahën shqiptarin në Tiranë

Dy holandezët goditën me grushte, shqelma dhe karrige 48-vjeçarin, ndërsa më pas përfunduan pas hekurave.

Shtetasit holandez D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin shqiptar A. G., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/