LAJMI I FUNDIT:

Plaçkitet një barnatore në Shkup

Plaçkitet një barnatore në Shkup

Një person i panjohur me kërcënim me thikë mbrëmë ka kryer vjedhje në farmacinë “Beta Pharmaci” në rrugën “Franklin Ruzvelt” në Shkup, kumtoi sot MPB-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vjedhja është paraqitur në polici mbrëmë në orën 21:00. Vjedhësi ka hyrë në farmaci dhe me kërcënim me thikë ka marrë nga punonjësi i farmacisë 21 mijë denarë nga qarkullimi ditor, pas çka ka ikur. Policia po merr masa për gjetjen e tij./Telegrafi/