LAJMI I FUNDIT:

Pjesëtarët e Wagner në pushime deri në gusht, pas së cilave do transferohen në Bjellorusi

Pjesëtarët e Wagner në pushime deri në gusht, pas së cilave do transferohen në Bjellorusi

Komandanti i grupit mercenar rus Wagner tha se grupi po përgatitet të zhvendoset në Bjellorusi, gjë që është në përputhje me marrëveshjen që ata arritën me autoritetet ruse.

Sipas komandantit që lufton me emrin “Lotus”, anëtarët e Wagner janë me pushime deri në gusht, pas së cilës do të zhvendosen në territorin e Bjellorusisë, transmeton Telegrafi.


“Ne duhet të përgatisim bazat, kampet e trajnimit, të koordinojmë me autoritetet dhe administratat lokale, të organizojmë ndërveprim me agjencitë e zbatimit të ligjit bjelloruse dhe të përgatisim logjistikën”, tha komandanti, sipas Reuters.

Raporti ukrainas për situatën në terren: Fokusi rus është në katër qytete
Lexo po ashtu Raporti ukrainas për situatën në terren: Fokusi rus është në katër qytete

Për më tepër, komandanti deklaroi se forcat ruse të sigurisë nuk kishin ndërmend të ndalnin aktivitetet e Wagnerit pas kryengritjes.

Duke komentuar faktin se mediat ruse flasin negativisht për Prigozhin, veçanërisht pas kryengritjes që ndodhi në fund të qershorit, komandanti deklaroi se ishte një përpjekje e udhëheqjes ushtarake ruse për të dëmtuar marrëdhëniet midis kreut të Grupit Wagner dhe ushtarëve të tij.

“Përpjekja do të dështojë sepse vetë Prigozhin e bëri dhe i dha formë Wagnerit kur ne as që kishim nevojë për shtetin”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Konfirmohet se ka vdekur edhe një peng izraelit

Konfirmohet se ka vdekur edhe një peng izraelit

Azia
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori