LAJMI I FUNDIT:

Pjesë e ngjarjes ishte edhe lideri i tanishëm i Koresë së Jugut: Kur Koreja e Veriut gati u fut në luftë me SHBA-në, për një pemë! (Foto)

Pjesë e ngjarjes ishte edhe lideri i tanishëm i Koresë së Jugut: Kur Koreja e Veriut gati u fut në luftë me SHBA-në, për një pemë! (Foto)

Koreja e Veriut dikur gati u fut në një luftë të paparashikueshme pasi ushtarët e saj sulmuan për vdekje dy ushtarë amerikanë, me armë të ftohta, përfshirë edhe me sëpatë – për një pemë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, bëri sot historinë kur ai hyri në kufirin me Korenë e Jugut dhe shtrëngoi dorën me liderin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.


Paqja ishte mision për të dy palët, me Kim dhe Moon madje edhe duke mbjellë një pemë së bashku, për të simbolizuar paqen.

Dhe për çudi, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ajo ishte mbjellë afër të njëjtit vend të pemës e cila ishte prerë që pothuajse shkaktoi një luftë mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut.

Ushtarët e Koresë së Veriut sulmojnë ushtarët amerikanë në Zonën e Demilitarizuar për prerjen e një peme

Bëhet fjalë për një histori e cila tregon se si vrasja e egër e dy ushtarëve amerikanë gati shkaktoi Luftën e Tretë Botërore.

Takimi historik: Kim Jong-un dukej i buzëqeshur, por ekspertët zbulojnë se kishte diçka “të fshehur brenda”! (Foto/Video)
Lexo po ashtu Takimi historik: Kim Jong-un dukej i buzëqeshur, por ekspertët zbulojnë se kishte diçka “të fshehur brenda”! (Foto/Video)

Dy oficerë të ushtrisë amerikane – kapiten Arthur Bonifas dhe lejtnant Mark Barrett – u ngarkuan me prerjen e një peme që po bllokonte pamjen e zyrtarëve të OKB pranë fshatit Truce në Zonën e Përbashkët të Sigurisë ndërmjet Veriut dhe Jugut.

Kim dhe Moon sot e bënë takimin e tyre historik në të njëjtin fshat, i cili është vetëm një pjesë e Zonës së Demilitarizuar që ndan dy shtetet.

Kim Jong-un, lideri më i mbrojtur i planetit - siguria e tij është aq e madhe, sa “nuk mund të kalojë as edhe një milingonë”! (Video)
Lexo po ashtu Kim Jong-un, lideri më i mbrojtur i planetit - siguria e tij është aq e madhe, sa “nuk mund të kalojë as edhe një milingonë”! (Video)

E pikërisht në këtë vend, kapiteni Bonifas dhe togeri Barret udhëtuan me një grup trupash të Koresë së Jugut për të ndihmuar në shkurtimin e pemës.

Por ata u sulmuan nga homologët e Koresë së Veriut që përdorën mjete të ftohta, përfshirë edhe sëpata. Dy oficerët amerikanë, Arthur Bonifas dhe Mark Barrett, u vranë.

Presidenti Moon Jae-in në ditët e tij të rinisë si ushtar

Incidenti bëri që Presidenti amerikan Gerald Ford të miratojë Operacionin Paul Bunyan, një shfaqje masive force tre ditë më vonë, në të cilën dhjetëra anëtarë të shërbimit aleat, duke përfshirë disa helikopterë sulmues dhe sulmues me rreze të gjatë, mbikëqyrën prerjen e pemës.

Sapo pema u pre – kësaj radhe pa ndonjë problem – ushtria amerikane dhe koreano-jugore u kthyen dhe shkuan në shtëpi.

Trungu i pemës – i cili është rreth 6 metra i gjatë – u la si një mesazh për Korenë e Veriut dhe ende mbetet deri më sot.

Kim Jong-un gjatë takimit historik: Zemra nuk po më qetësohet nga emocionet (Foto/Video)
Lexo po ashtu Kim Jong-un gjatë takimit historik: Zemra nuk po më qetësohet nga emocionet (Foto/Video)

Gjithsesi, ky incident tronditës duket një kujtim i largët sot, pasi Kim dhe Moon së bashku kanë mbjellë një pemë për të shënuar samitin e tyre historik.

Kim dhe Moon hodhën rrënjët e pemës dhe zbuluan një shenjë guri që lexonte “Mbjellja e paqes dhe prosperitetit” mbi emrat e udhëheqësve dhe titujt zyrtarë.

Ndërkohë, Kim është i vendosur të takohet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump më vonë këtë vit në një samit edhe më befasues – për të cilin shumë ishin të bindur se kurrë nuk do të ndodhte. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Zelensky paralajmëron për një

Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Evropa
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Kalo në kategori