Është dashur ndërhyrja e katër burrave të armatosur me shkopinj, për të shpëtuar një qen që ishte mbështjellë nga një piton.

Gjarpri gjigant kishte mbërthyer me trupin e tij kafshën, i cili nuk kishte mundësi fare të lëvizte për të shpëtuar.


Në videon e publikuar në faqen e Facebook të Love Pattaya Thailand, katër persona përpiqen të nxjerrin qenin nga përqafimi vdekjeprurës i zvarranikut dhe e godasin pa pushim pitonin.

Në fund gjahu arrin të shpëtojë. /bw/