LAJMI I FUNDIT:

Pitoni katër metra gëlltit për së gjalli macen e egër, qytetarët e detyrojnë ta vjell (Video, +18)

Pitoni katër metra gëlltit për së gjalli macen e egër, qytetarët e detyrojnë ta vjell (Video, +18)

Një moment rrëqethës është filmuar me kamerë amatore, ku një piton gjigant detyrohet ta vjell macen e egër që e kishte gllabëruar.

Pitoni katër metra po e mbushte barkun me “ushqim”, kur kalimtarët e rastit e gjetën afër një qendre për fëmijë në Bangkok të Tajlandës, transmeton Telegrafi.


Menjëherë ishin telefonuar ekipet e specializuar në kapjen e pitonëve, ku pas shumë tentimeve detyruan gjarprin ta vjell macen e egër që e kishte gëlltitur për së gjalli.

Dhe pasi që e nxori plotësisht nga goja, macja shihej teksa qëndronte e shtrirë në tokë pa shenja jete.

“Isha këmbëngulës që ta detyroja ta nxjerr nga trupi macen që e kishte përpirë, por disa kolegë më thoshin se një gjë e tillë është e pamundur. Për fat të mirë ia arrita qëllimit”, ka deklaruar një ekspert i gjarpërinjve.

Po të mos ishin kalimtarët e rastit që e vërejtën pitonin e fryrë, ai sigurisht se do të përbënte kërcënim për fëmijët që luajnë në atë zonë. /Telegrafi/