LAJMI I FUNDIT:

Pirlo: Juventusi klub i madh dhe me histori, Pogba mund të kthehet

Pirlo: Juventusi klub i madh dhe me histori, Pogba mund të kthehet

Andrea Pirlo ka pranuar se nuk do ta habiste nëse Paul Pogba vendos të kthehet në Juventus nga Manchester Unitedi.

Pogba ka luajtur së bashku me Pirlon te Juve në mes të viteve 2012 dhe 2015, duke fituar tre Scudetto në atë kohë, përpara se francezi të kthehej në Manchester United për një transferim rekord botëror prej 110 milionë eurosh.


Megjithatë, mesfushori francez ka hasur në vështirësi në Old Trafford pasi nuk ka mundur ta gjej asnjëherë formën më të mirë dhe Pirlo mendon se nuk do të ishte befasi nëse ai kthehet në Torino.

Agjenti i Pogbas takohet me Juventusin për rikthimin në Torino
Lexo po ashtu Agjenti i Pogbas takohet me Juventusin për rikthimin në Torino

“Juventusi është një klub i madh dhe me histori”, ka thënë fillimisht ish-mesfushori i Italisë për gazetën Tuttosport.

Pirlo dhe Pogba duke festuar një gol së bashku

“Që nga fillimi, kuptova se bordi i tyre kishte një projekt ambicioz në mendje. Ata sapo ndërtuan stadiumin e ri në mënyrë që ata të mund të ktheheshin për të fituar në Itali dhe Evropë”.

“Nëse ju e përjetoni atë nga brenda, ashtu si kam bërë unë për katër vitet e para, ju nuk do të habiteni nga rruga që kanë marrë dhe sukseset e tyre”.

Pogba njofton Unitedin, dëshiron të kthehet te Juventusi dhe të luajë me Ronaldon
Lexo po ashtu Pogba njofton Unitedin, dëshiron të kthehet te Juventusi dhe të luajë me Ronaldon

“Kur fitoni, ju bën të ndiheni mirë dhe doni ta mbani lart. Juventusi ka qenë i mirë dhe gjithmonë ka dashur të përmirësohet në vitet e fundit”.

“Pogba? Nuk do të më habiste, sepse Juventusi po kërkon më të mirët dhe nëse dikush largohet, nuk thuhet se nuk mund të kthehet”, përfundoi Pirlo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori