LAJMI I FUNDIT:

Pirja e duhanit, shkaktari kryesor i vdekjeve nga kanceri i mushkërive

Pirja e duhanit, shkaktari kryesor i vdekjeve nga kanceri i mushkërive

Bordi nacional për kontroll të kancerit mbajti tryezën shkencore për të shënuar Ditën Botërore kundër Kancerit.


Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se problematika e sëmundjeve malinje po e sfidon gjithë boten, jo vetëm Kosovën.

Mybera Mustafa, këshilltare e kryeministrit për shëndetësi, tha se është për t’u çmuar puna e Bordit Nacional për luftën kundër kancerit.

Ajo tha se zyra e kryeministrit do të përkrahë nismat e tilla të cilat janë për vetëdijesimin e qytetarëve.

Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë tha se duhani vret rreth 6 milionë njerëz në nivel global çdo vit.

Po ashtu, ai tha se pirja e duhanit llogaritet se është shkaktari i më shumë se 85 për qind i të gjitha vdekjeve nga kanceri i mushkërive.