LAJMI I FUNDIT:

Pinte çaj të gjelbër çdo ditë, por çfarë i ndodhi i la të gjithë doktorët pa mend

Pinte çaj të gjelbër çdo ditë, por çfarë i ndodhi i la të gjithë doktorët pa mend

Pasi që vuante nga dhimbjet e kokës, marramendjet dhe dhimbjet abdominale, një vajzë 16 vjeçare nga Anglia ishte diagnostikuar me infeksion në traktin urinar.

Simptomat e saj filluan të keqësoheshin, pasi që asnjë nga terapitë me antibiotikë nuk kishin efekt, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, ajo kishte bërë një ekzaminim të radhës pas një kohe, dhe këtë herë ishte diagnostikuar me verdhëz.

Ky rast kishte stimuluar doktorët të hetojnë arsyet për problemet e saja shëndetësore. Ata kishin zbuluar se vajza kishte qenë duke pirë çaj të gjelbër kinez për të humbur peshë.

Vajza e kishte blerë çajin në internet, dhe pasi që instruksionet kishin qenë në gjuhën kineze, ajo kishte pirë tri gota në ditë.

Prindërit e kishin sjell në spital çajin për ta ekzaminuar më hollësisht dhe e kishin zbuluar një përbërës të quajtur camellia sinensis, përbërës i cili e shkakton hepatitin te vajzat.

Doktorët tani janë duke paralajmëruar shumë të tjerë për konsumimin e çajit të gjelbër, pasi që për shkak që shkakton sëmundje në mëlçi duhet të përdoret në sasi modeste. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori