LAJMI I FUNDIT:

Piktorët maqedonas do të ekspozojnë veprat e tyre në Plovdiv

Piktorët maqedonas do të ekspozojnë veprat e tyre në Plovdiv

Trembëdhjetë artistë nga Maqedonia të cilët janë pjesë e projektit artistik të Qendrës kulturo-informative maqedonase në Sofje, i quajtur ”Lidhja 2”, nesër në ora 18 do të ekspozojnë veprat e tyre në ”Shtëpia e Ballabanit” në Plovdiv, Bullgari, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë ekspozitë, piktorët të cilët studijojnë ose punojnë në Sofje, do të paraqesin mbi 50 vepra, të punuara në teknika të ndryshme piktoriale. Ekspozita do të hapet në ditën e Ditës kombëtare të Francës.


Kjo është paraqitja e dytë e piktorëve maqedonas në Plovdiv, që për vitin 2019 është shpallur si Kryeqiteti evropian i kulturës, ku do të shfaqen aktivitetet më të rëndësishme kulturore evropiane./Telegrafi/