LAJMI I FUNDIT:

Pija që konsiderohet e shëndetshme, mund të shkaktojë inflamacion dhe yndyrë në bark

Pija që konsiderohet e shëndetshme, mund të shkaktojë inflamacion dhe yndyrë në bark
(Foto: Pexels)

Edhe pse është konsideruar për dekada si një pije që përmirëson shëndetin e përgjithshëm, lëngu i pemëve mund të jetë fajtori i dhjamit të akumuluar në bark.

Në kërkimin tonë të vazhdueshëm për shëndet, mirëqenie dhe humbje më të mirë peshe, shpesh kërkojmë pije që premtojnë të rrisin vitalitetin tonë, të mbështesin qëllimet tona të menaxhimit të peshës dhe të përmirësojnë shëndetin tonë të përgjithshëm.


Megjithatë, historia pas pijeve në dukje ‘të shëndetshme’ është më e ndërlikuar nga sa duket. Mund të habiteni kur të mësoni se disa nga këto pije në dukje të mira, mund të kontribuojnë në inflamacion dhe akumulimin e yndyrës kokëfortë të barkut.

Lëngu i frutave është një nga pijet që duhet ta kufizoni sa më shumë, raporton revista She Finds.

A janë lëngjet e shtrydhura më të shëndetshme sesa konsumimi i frutave dhe perimeve të plota
Lexo po ashtu A janë lëngjet e shtrydhura më të shëndetshme sesa konsumimi i frutave dhe perimeve të plota

Për dekada, lëngu i frutave ka mbajtur një vend nderi në fushën e pijeve, shpesh i cilësuar si një burim vitaminash e mineralesh dhe si pije freskuese. Shumë prej nesh janë rritur duke besuar se një gotë lëng frutash është një zgjedhje e shëndetshme dhe natyrale. Megjithatë, sipas këtij raportimi, lëngu i frutave, megjithëse është i pasur me disa lëndë ushqyese, mund të ketë gjithashtu një lidhje më pak të dëshirueshme me inflamacionin dhe akumulimin yndyrës në bark.

Një nga faktorët kryesorë të këtij fenomeni është përmbajtja e konsiderueshme e sheqerit në lëngjet e frutave. Edhe pse sheqeri në lëngun e frutave është i pranishëm natyrshëm, megjithatë sërish mbetet sheqer. Konsumimi i një sasie të konsiderueshme të lëngut të frutave mund të çojë në marrjen e konsiderueshme të sheqerit, i cili lidhet drejtpërdrejt me inflamacionin dhe akumulimin e yndyrës në bark.

Konsumimi i tepërt i lëngjeve të frutave mund të çojë në shtim në peshë dhe inflamacion. Trupi përpunon fruktozën (sheqerin që gjendet në fruta) në yndyrë, e cila shpesh grumbullohet në zonën e barkut. Përveç kësaj, një dietë e lartë në sheqer shkakton një sërë reagimesh në trup që mund të çojnë në inflamacion kronik.

Nëse ndjeni nevojën për një pije të ëmbël, mund të zgjidhni nga pijet me përmbajtje të reduktuar sheqeri, të cilat janë të përshtatshme për konsum të moderuar. Për shembull, ‘smoothie’ e bërë me fruta me pak sheqer, si manaferrat, ose ato të bëra me qumësht bajamesh ose kokosi pa sheqer, ofrojnë vitamina thelbësore pa rritur ndjeshëm konsumin e sheqerit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Lifestyle
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori