LAJMI I FUNDIT:

Pija 600-vjeçare që nga koha Osmane vazhdon të servohet për Ramazan

Pija 600-vjeçare që nga koha Osmane vazhdon të servohet për Ramazan

Një studiues i botanikës në Turqinë qendrore, u ofron banorëve lokal një pije të veçantë të prodhuar nga 40 lloje erëza dhe produkte të ndryshme bimore, nga një recetë origjinale e cila daton nga 600 vjet më parë, shkruan Anadolu Agency.

Bëhet fjalë për pijen që quhet “sherbet”, që është një pije tradicionale osmane, shumë e popullarizuar në kohërat e vjetra.


Rreth dhjetë vjet më parë, herbalisti Adnan Yildirim, i cili jeton në qarkun Merzifon në provincën Amasya, vendosi që sërish të vërë në jetë këtë pije të lashtë sipas recetës origjinale.

“Familja ime tashmë për pesë gjenerata merret me herbalizëm, nga të cilat prodhon ilaçe. Recetën në fjalë e gjeta në vitin 2008, kur po bëja leximin e një dorëshkrimi në Amasya. Pastaj nga kopjet dixhitale nxora recetën e cila përmban 40 lloje të produkteve herbale”, tha ai.

Receta origjinale ka qenë e shkruar nga mjeku Sabuncuoglu Serafeddin, i cili ka jetuar në Amasya në shekujt 14 dhe 15, gjatë periudhës së sulltanëve të Shtetit Osman, Mehmed II Pushtuesi dhe Bayezid II.

Përbërësit themelor të kësaj pijeje freskuese janë një përzierje e erëzave me ekstrakte të luleve dhe të frutave, të ziera me ujë dhe sheqer.

Të njohur për efektet shëruese që ka kundër shumë sëmundjeve, lloje të ndryshme sherbeti ishin pjesë përbërëse në ushqimet osmane, sidomos gjatë ditëve të nxehta të verës ku sherbetet u shërbeheshin mysafirëve si pije freskuese.

Sot, këto pije tradicionale zënë vend të rëndësishëm sidomos në kohën e prishjes së agjërimit gjatë Ramazanit.

“Veçanërisht gjatë muajit të Ramazanit, shërben si pije kryesore, dhe jo një alternativë, sepse rregullon sistemin e tretjes, por njëkohësisht bën që agjërimi i gjatë 18 orësh të jetë më i lehtë sepse ndalon ndjenjën e urisë dhe të etjes”, thotë herbalisti.

Në dyqan bimor familjar, Yildirim shet bimë medicinale si dhe erëza, vajra esencial, ekstrakte lulesh dhe produkte të ngjashme, megjithatë, sherbeti special osman, është receta e cila i solli famë. /oranews/

Në trend Fun

Më shumë
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Fakte interesante për Australinë (Foto)

Fakte interesante për Australinë (Foto)

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Kalo në kategori