LAJMI I FUNDIT:

Picat dhe komplimentet – motivuesit më të mirë në vendin e punës

Picat dhe komplimentet – motivuesit më të mirë në vendin e punës

Siç duket stafi i një vendi të punës mund të jetë shumë më i motivuar nëse pranojnë komplimente dhe pica sesa nga pranimi i bonuseve me para.

Këtë e mbështetë edhe një studim i fundit, transmeton Telegrafi.


Në librin e tij të ri ‘Payoff: The Hidden Logic That Shapes Our Motivations, autori Dan Ariely shpjegon se si ka kryer një ushtrim motivimi me punëtorët në një fabrikë të Intel-it në Izrael.

Gjatë një hapësire një javore, çdo mëngjes punëtorët kishin pranuar një nga tri e-mailet, ku kishte pasur premtime me shpërblime të ndryshme në rast se i kryenin detyrat e punës brenda orarit ditor.

Një grupi i katërt nuk kishte pranuar ndonjë e-mail me oferta për shpërblim.

Ditën e parë të studimit, pica ishte dëshmuar si motivuesi më i madh, me një ngritje të produktivitetit mbi 6.7 për qind sesa te ata në grupin e katërt, përderisa grupit të cilit i ishte premtuar komplimente, kishin pasur ngritje të produktivitetit deri në 6.6 për qind. Shpërblimi me para kishte ngritur produktivitetin deri në 4.9 për qind.

Sidoqoftë, përgjatë javës, komplimentet ishin dëshmuar si motivuesi më i mirë nga të gjithë, përderisa bonuset me para të gatshme i kishin bërë punëtorët 6.5 për qind më pak produktivë sesa ata të grupit të katërt.

Zbulimet e Arielyt i kanë mbështetur studimet e mëhershme që kanë sugjeruar se përderisa shpërblimet financiare janë gjithmonë të mirëpritura, stafi është më shumë i motivuar nga një “faleminderit” e përditshme.

P.sh., në vitin 2011 The London School of Economics kishte publikuar një rishikim të më shumë se 50 studimeve rreth motivimit në vend të punës, që kishte konkluduar se personat punonin më shumë kur ndjeheshin se puna e tyre po vlerësohet nga kolegët dhe shefat.

Adem Grant, profesor i psikologjisë që ka kaluar vite të tëra në studimin e motivimit në vendin e punës, pajtohet se ndjenja e vlerësimit është thuajse i vetmi motivues në vend të punës.

Sidoqoftë, motivuesi i dytë mbeten picat falas! /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë

Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë

Keshilla Modë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Mami! Po më dhemb koka!

Mami! Po më dhemb koka!

Prindër dhe fëmijë
Për një pamje më natyrale të vetullave, përdorni rimel dhe jo lapsa

Për një pamje më natyrale të vetullave, përdorni rimel dhe jo lapsa

Grim
Java e 38-të e shtatzënisë: Bebja juaj pret një moment për të hyrë në botë, por ju duhet t'i kushtoni vëmendje disa simptomave

Java e 38-të e shtatzënisë: Bebja juaj pret një moment për të hyrë në botë, por ju duhet t'i kushtoni vëmendje disa simptomave

Shtatzëna
Çfarë kuptimi kanë ëndrrat e shtatzënisë? Ja si shpjegohen

Çfarë kuptimi kanë ëndrrat e shtatzënisë? Ja si shpjegohen

Psikoprofil
Kalo në kategori