LAJMI I FUNDIT:

Phu…shtetarët që po prodhojnë “porno-shtetin” e Kosovës

Kush është zot i këtij “shteti”, kësaj shoqërie e këtij populli? Kush është rojtar i këtij “shteti”, kësaj shoqërie e këtij populli? Kush e qan kokën për këtë “shtet”, për këtë shoqëri e këtë populli? A ka adresë ky “shtet”, kjo shoqëri, ky popull? A ka një numër telefoni ky “shtet”, kjo shoqëri, ky popull?

Këto dhe shumë pyetje të njëjta kanë vetëm këto përgjigje: Askush dhe jo.


Askush nuk është zot i këtij “shteti”, kësaj shoqërie, këtij populli. Askush nuk është rojtar i këtij “shteti”, kësaj shoqërie, këtij populli. Askush nuk e qan kokën për këtë “shtet”, këtë shoqëri, këtë popull. Ky “shtet”, kjo shoqëri, ky popull nuk ka adresë. Ky “shtet” nuk ka asnjë numër telefoni. Kjo shoqëri e ky popull nuk është pa kujdestar.

Dikush do të thotë se adresa është qeveria apo qeveritë e deritashme, apo parlamentet e deritashme. Do të pajtohesha sikur të kishim Qeveri. Do të pajtohesh sikur të kishim Parlament. Do të pajtohesha sikur të kishim një kryetar(e) sikur të pajtoheshim për definimin e fjalës kryetar(e). Do të pajtohesha sikur të kishim një kryeministër, sikur të pajtoheshim për definimin e fjalës “kryeministër”.

Por, Kosova nuk ka as kryetar(e), as Qeveri, as Parlament. Që të gjithë bartësit e këtyre “institucioneve” e që nuk janë institucione, janë vetëm emra dhe individ; që e quajnë veten Qeveri, Parlament, apo kryetar(e) shteti.

Këta njerëz fshihen brenda dhe prapa këtyre institucioneve dhe e kanë ndotur tej mase kuptimin e këtyre fjalëve. I kanë ndotur deri mbi kokë këto institucione sa që edhe vet janë shndërruar në viktimë të ndyrësirës së tyre. I kanë përvetësuar këto institucione dhe janë mbytur në ndotjen më të madhe që mund t’i bëhet një shteti, një shoqërie, një populli.

Pikërisht për këtë arsye, Kosova nuk ka shtet. Pikërisht për këtë arsye Kosova nuk ka institucione, as Qeveri, as Parlament. Do të doja që të them se kemi një kryetar(e) shteti. Por, edhe ajo më duket e zbehtë tej mase, e rrethuar nga të dërguarit e ndotësve të atyre që i thonë vetes qeveri dhe kryetar të partive.

Do të doja të them se kemi kryeministër apo se kishim kryeministra. Por, ata as nuk ishin e as tash nuk kemi kryeministër.

Kosova ka një person dhe disa persona që e quajnë veten (dhe nga të dehurit e tyre) kryeministër, zëvendëskryeministra apo ministra e zëvendësministra. Kosova ka edhe 120 persona që quhen deputetë të parlamentit. Pjesa më ë madhe e këtyre 120 “deputetëve” nuk kanë ndonjë dallim me ata që gjenden në Qeveri. Si në qeveri e si në Parlament (pjesa më e madhe e tyre), janë vetëm persona të veshur me kostume e kravata, por që janë më meritorët për porno-shtetin që e kanë krijuar dhe po e forcojnë si të tillë gjithnjë e më shumë.

Ky shkrim është enkas për uzurpatorët dhe shkatërruesit e gjysmë-pavarësisë së Kosovës. Shkatërruesit e votës së qytetarëve dhe fshatarëve të Kosovës, të cilët uzurpuan krejt ulëset në phu…shtet dhe krejt ulëset në pha…rlament, pa asnjë legjitimitet.

Ata që vijnë në këso lloj phu…shtetesh dhe pha…rlamentesh me vetëm 43 për qind të votave të turpshme e të manipuluara të qytetarëve dhe fshatarëve (kaq u tha se dolën në zgjedhje), e jo me mbi 51 për qind të njerëzve, nuk janë legjitim. Legjitimiteti quhet legjitimitet vetëm atëherë kur ka më shumë dalës në zgjedhje sesa ata që rrinë në shtëpi dhe nuk duan që t’i japin votën askujt.

Dy phu…shtetet dhe dy pha…rlamentet e fundit nuk janë legjitime. Legjitim janë pushteti dhe parlamenti i atyre që i bojkotuan zgjedhjet.

Kosova është në duart e phu…shtetarëve dhe pha…rlamentarëve që i bëjnë pagat e tyre si duan vet dhe aq sa duan vet, tash e 12 vite. Kosova është në duart e phu…shtetarëve dhe phu…rlamentarve që vjelin parat e atyre që dolën dhe nuk dolën në zgjedhje tash e 12 vjet rresht.

Kosova është në duart e krejt atyre që po plaçkitin parat e qytetarëve dhe fshatarëve prej 12 qershorit 1999, kur Kosova fitoi lirinë fizike. Gjysmë pavarësia e Kosovës është në duart e këtyre phu…shteteve dhe phu…rlamentarëve prej se u shpall deklarata e pavarësisë me 17 Shkurt 2008.

Po në të njëjtën ditë dhe po në atë moment, kjo deklaratë u ofendua dhe u ndotë nga pikërisht ata që e shpallën. Ajo po ndotet dhe po plaçkitet përditë, sepse ajo po përfaqësohet nga phu…shtetarët dhe pha…rlamentarët plaçkitës, që të gjithë kush më pak e kush më shumë.

Pavarësinë e Kosovës Serbia kurrë nuk do të mund ta dëmtojë. Pavarësinë e Kosovës as Rusia e as KGB-ja nuk do të mund të zhbëjnë. Dhe nuk kanë nevojë që të tentojnë madje, sepse këtë punë për Serbinë dhe Rusinë po e bëjnë phu…shtetarët dhe pha…rlamentarët dhe biznesmenët e tyre dhe biznesmenët në phu…shtet dhe pha…rlament.

Kosova, nga pikërisht këta uzurpatorë, nga këta “përfaqësues” jo legjitim u etiketua edhe si “porno” shtet dhe kjo etiketë mori hovin u shpërnda nëpër internet, me video dhe me tekst në anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe në të gjitha gjuhët e tjera të botës. A ju kujtohet video-reklama: NEWPORN.

Kosova nuk ka as pushtet, as parlament. Kosova ka një “porno-pushtet”, një “porno-parlament”, dhe është mbushur me “porno-politikanë” e “porno-biznesmenë” (shumica prej tyre).

Ooo… sa dëshirë kam që të gabohem. Amin.

Me këtë shkrim i ftoj që të gjithë ata që betohen ditë e natë nëpër mjetet e informimit se janë pushtetarë, se janë Qeveri, se janë Parlament, se janë parlamentarë, në debate të drejtpërdrejta televizive në cilin do televizion, për çfarëdo teme sipas zgjedhjes së tyre, në shqip, anglisht dhe frëngjisht, apo edhe serbisht. Gjermanishten për fat të keq nuk e flas e as që e kuptoj. Shumë keq.

Por, dorën e zgjatur të Gjermanisë dhe shkopin e saj, disa prej porno-politikanëve të Kosovë në pozitë dhe opozitë janë duke e “shijuar”. Shkopin e Gjermanisë kundër krimit e hajnisë e ka shijuar HDZ-ja e Kroacisë, ish-kryeministri i saj Ivo Sanader dhe kolegët e tij të saj kohe.

Ky shkop tash po zgjatet dalëngadalë edhe në Kosovë kundër uzurpuesëve të këtij “shteti”, kësaj shoqërie, këtij populli që po përjeton me fajin e po të njëjtëve, krizën më të madhe të identitetit të parë ndonjëherë në historinë e tij.

Kurrë nuk është vonë. Shpresoj se nuk gabohem. Amin.

Në trend

Më shumë
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari

Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari

Premier League
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Stil
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

Drejtësi
Misteri rreth Mbappes: Nga lëndimi, strategjia e Enriques, dhe momenti i sikletshëm me një femër në Kanë

Misteri rreth Mbappes: Nga lëndimi, strategjia e Enriques, dhe momenti i sikletshëm me një femër në Kanë

Ligue 1
Kalo në kategori